Rekomandimi CM/Rec(2014)6
i Komitetit të Ministrave për Shtetet Anëtare
mbi një Udhëzues për të drejtat e njeriut për përdoruesit e internetit

(Miratuar nga Komiteti i Ministrave më 16 prill 2014
në takimin e 1197-të të zëvendës ministrave)

1. Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës kanë detyrimin për të siguruar për këdo brenda juridiksionit të tyre të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të mishëruara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (ETS nr. 5, Konventa). Ky detyrim vlen edhe në kontekstin e përdorimit të internetit. Konventa dhe instrumente të tjera të Këshillit të Evropës, të cilat merren me mbrojtjen e të drejtës së lirisë së shprehjes, qasjen në informacion, të drejtën e lirisë së mbledhjes, mbrojtjen nga krimi kibernetik dhe të drejtën e jetës private dhe mbrojtjen e të dhënave personale, janë gjithashtu të aplikueshme.

2. Detyrimet e shteteve që të respektojnë, mbrojnë dhe promovojnë të drejtat e njeriut përfshijnë mbikëqyrjen e kompanive private. Të drejtat e njeriut, të cilat janë standardet universale, të pandashme, dhe të lidhura, mbizotërojnë mbi kushtet dhe afatet e përgjithshme të vendosura mbi përdoruesit e internetit nga çdo aktor i sektorit privat.

3. Interneti ka një vlerë të shërbimit publik. Njerëzit, komunitetet, autoritetet publike dhe subjektet private mbështeten në internet për aktivitetet e tyre dhe kanë një pritshmëri të ligjshme që shërbimet e tij të jenë të arritshme, të ofruara pa diskriminim, të përballueshme, të sigurta, të besueshme dhe të vazhdueshme. Për më tepër, askush nuk duhet t'i nënshtrohet ndërhyrjes së paligjshme, të panevojshme ose disproporcionale në ushtrimin e të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore gjatë përdorimit të internetit.

4. Përdoruesit duhet të marrin mbështetje për të kuptuar dhe ushtruar në mënyrë efektive të drejtat e tyre njerëzore në internet kur të drejtat dhe liritë e tyre janë kufizuar ose kanë pësuar ndërhyrje. Kjo mbështetje duhet të përfshijë udhëzime për qasje në korrigjime efektive. Nën dritën e mundësive që ofron interneti për transparencë dhe përgjegjshmëri në kryerjen e çështjeve publike, përdoruesit duhet të fuqizohen që të përdorin internetin për të marrë pjesë në jetën demokratike.

5. Për t'u siguruar që të drejtat ekzistuese të njeriut dhe liritë themelore të aplikohen njësoj jashtë rrjeti dhe në rrjet, Komiteti i Ministrave rekomandon sipas kushteve të nenit 15.b të Statutit të Këshillit të Evropës që shtetet anëtare:

5.1. në mënyrë aktive të promovojnë Udhëzuesin për të drejtat e njeriut për përdoruesit e internetit, siç është përcaktuar në Shtojcë, në mesin e qytetarëve, autoriteteve publike dhe aktorëve të sektorit privat dhe të marrin masa specifike në lidhje me zbatimin e tij, në mënyrë që t'u mundësojnë përdoruesve ushtrimin e plotë të të drejtave të tyre të njeriut dhe lirive themelore gjatë përdorimit të internetit;

Internet : http://www.coe.int/cm

5.2. të vlerësojnë, të shqyrtojnë rregullisht dhe, sipas rastit, të heqin kufizimet në lidhje me ushtrimin e të drejtave dhe lirive në internet, sidomos kur nuk janë në përputhje me këtë Konventë, nën dritën e jurisprudencës përkatëse të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Çdo kufizim duhet të jetë i përshkruar me ligj, i nevojshëm në një shoqëri demokratike, të ketë një qëllim të ligjshëm dhe të jetë proporcional me qëllimin legjitim;

5.3. të sigurohen që përdoruesit e internetit kanë qasje në korrigjime efektive kur të drejtat dhe liritë e tyre janë të kufizuara ose kur ata besojnë se të drejtat e tyre janë shkelur. Kjo kërkon rritjen e koordinimit dhe bashkëpunimit midis institucioneve, subjekteve dhe komuniteteve përkatëse. Gjithashtu, kërkon angazhimin e sektorit privat dhe organizatave të shoqërisë civile, dhe bashkëpunimin efektiv me këta aktorë. Në varësi të kontekstit kombëtar, kjo mund të përfshijë mekanizma dëmshpërblimi, si ato të parashikuara nga autoritetet e mbrojtjes së të dhënave, institucionet kombëtare të të drejtave të njeriut (si avokatët e popullit), proceset gjyqësore dhe linjat e drejtpërdrejta;

5.4. të promovojnë koordinimin me aktorë të tjerë shtetërorë dhe jo-shtetërorë, brenda dhe përtej Këshillit të Evropës, në lidhje me standardet dhe procedurat të cilat kanë një ndikim në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në internet;

5.5. të inkurajojnë sektorin privat për t'u angazhuar në dialog të sinqertë me autoritetet përkatëse shtetërore dhe shoqërinë civile në ushtrimin e përgjegjësisë së tyre korporative sociale, në veçanti për transparencën dhe llogaridhënien e tyre, në përputhje me "Parimet udhëzuese mbi Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut: zbatimi i Kornizës për 'Mbrojtje, Respekt dhe Korrigjim' të Kombeve të Bashkuara". Sektori privat duhet gjithashtu të inkurajohet që të kontribuojë në përhapjen e udhëzuesit;

5.6. të inkurajojnë shoqërinë civile për të mbështetur përhapjen dhe aplikimin e udhëzuesit në mënyrë që të sigurohet një mjet efektiv për përdoruesit e internetit.

Shtojca e Rekomandimit CM/Rec(2014)6

Hyrje

1. Ky udhëzues është një mjet për ju, përdoruesin e internetit, që të mësoni rreth të drejtave tuaja njerëzore kur jeni në rrjet, kufizimet e tyre të mundshme, dhe korrigjimet në dispozicion për kufizime të tilla. Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore aplikohen njësoj si jashtë rrjetit ashtu edhe në rrjet. Ky parim përfshin respektimin e të drejtave dhe lirive të përdoruesve të tjerë të internetit. Udhëzuesi ju ofron informacion në lidhje me domethënien në praktikë të të drejtave dhe lirive në kontekstin e internetit, si mund të mbështeteni tek to dhe të veproni sipas tyre, dhe si të keni qasje në mjete korrigjimi. Ky është një dokument në zhvillim, i hapur për përditësimin periodik.

2. Ky udhëzues është i bazuar në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe konventa e instrumente të tjera të Këshillit të Evropës që merren me aspekte të ndryshme të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës kanë për detyrë të respektojnë, të mbrojnë dhe të përmbushin të drejtat dhe liritë e përfshira në instrumentet që ata kanë ratifikuar. Udhëzuesi është frymëzuar edhe nga interpretimi i vazhdueshëm i këtyre të drejtave dhe lirive nga ana e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe nga instrumentet e tjera përkatëse ligjore të Këshillit të Evropës.

3. Udhëzuesi nuk përcakton të drejta të reja të njeriut dhe liri themelore. Ai bazohet në standardet ekzistuese të të drejtave të njeriut dhe mekanizmat e zbatimit.1

Qasja dhe jo-diskriminimi

1. Qasja në internet është një mjet i rëndësishëm për ju për të ushtruar të drejtat dhe liritë tuaja dhe për të marrë pjesë në demokraci. Prandaj, nuk duhet t'ju shkyçin nga interneti kundër vullnetit tuaj, përveç rasteve kur vendoset nga një gjykatë. Në raste të caktuara, marrëveshjet kontraktuale mund të çojnë në ndërprerjen e shërbimit, por kjo duhet të jetë masa e fundit.

2. Qasja juaj duhet të jetë e përballueshme dhe jo-diskriminuese. Ju duhet të keni qasjen më të madhe të mundshme në përmbajtjen e internetit, në aplikacione dhe shërbime, duke përdorur pajisjet e zgjedhura nga ju.

3. Pritshmëria juaj nga autoritetet publike është që të bëjnë përpjekje të arsyeshme dhe të marrin masa specifike për të lehtësuar qasjen tuaj në internet në qoftë se jetoni në zona rurale dhe gjeografikisht të largëta, keni të ardhura të ulëta dhe/ose keni nevoja të veçanta ose aftësi të kufizuara.

4. Në ndërveprimet me autoritetet publike, ofruesit e shërbimeve të internetit dhe ofruesit e përmbajtjes dhe shërbimeve në internet, ose me përdorues apo grupe të tjera të përdoruesve, ju nuk duhet të diskriminoheni për arsye të tilla si gjinia, raca, ngjyra, gjuha, feja apo besimi, opinioni politik ose tjetër, origjina kombëtare ose shoqërore, përkatësia në një minoritet kombëtar, pasuria, lindja ose çdo situatë tjetër, duke përfshirë përkatësinë etnike, moshën apo orientimin seksual.

Liria e shprehjes dhe informacionit

Ju keni të drejtën të kërkoni, të merrni dhe të jepni informacione dhe ide të zgjedhura nga ju, pa ndërhyrje dhe pa marrë parasysh kufijtë. Kjo do të thotë:

1. ju keni lirinë të shpreheni në internet dhe të keni qasje në informacion dhe mendimet e shprehjet e të tjerëve. Kjo përfshin fjalimin politik, pikëpamjet mbi fenë, opinionet dhe shprehjet që pranohen në mënyrë të favorshme apo konsiderohen si të padëmshme, por edhe ato që mund të ofendojnë, tronditin apo shqetësojnë të tjerët. Ju duhet të tregoni vëmendjen e duhur ndaj figurës ose të drejtave të të tjerëve, duke përfshirë të drejtën e tyre për privatësi;

2. mund të vendosen kufizime për shprehje të cilat nxisin diskriminim, urrejtje ose dhunë. Këto kufizime duhet të jenë të ligjshme, të përshtatura për rastin dhe të ekzekutohen me mbikëqyrje të gjykatës;

3. ju jeni të lirë të krijoni, të ri-përdorni dhe të shpërndani përmbajtjen, duke respektuar të drejtën për mbrojtjen e pronësisë intelektuale, duke përfshirë të drejtën e autorit;

4. autoritetet publike kanë për detyrë të respektojnë dhe të mbrojnë lirinë tuaj të shprehjes dhe lirinë tuaj të informacionit. Çdo kufizim i kësaj lirie, si për shembull në emër të mbrojtjes së sigurisë kombëtare dhe rendit publik, shëndetit ose moralit publik, nuk duhet të jetë arbitrar, duhet të ndjekë një qëllim legjitim, dhe të jetë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me ligjin për të drejtat e njeriut. Për më tepër, kufizimet duhet t'ju bëhen të ditura dhe të shoqërohen me informacione mbi mënyrat si të kërkoni udhëzime dhe korrigjim, dhe të mos jenë më të gjera ose të mbahen për më shumë se ç'është e nevojshme për të arritur një qëllim të ligjshëm;

5. ofruesi juaj i shërbimit të internetit dhe ofruesi juaj i përmbajtjes dhe shërbimeve në internet kanë përgjegjësi të korporatës që të respektojnë të drejtat tuaja njerëzore dhe të sigurojnë mekanizma për t'iu përgjigjur kërkesave tuaja. Megjithatë, duhet të jeni të vetëdijshëm se ofruesit e shërbimeve në rrjet, të tilla si rrjetet sociale, mund të kufizojnë disa lloje të përmbajtjes dhe sjelljes për shkak të politikave të tyre të përmbajtjes. Duhet të informoheni rreth kufizimeve të mundshme në mënyrë që të jeni në gjendje të merrni një vendim të informuar qoftë për ta përdorur shërbimin apo jo. Kjo përfshin informacion specifik mbi atë që ofruesi i shërbimit në internet e konsideron përmbajtje dhe sjellje të paligjshme ose të papërshtatshme gjatë përdorimit të shërbimit dhe si e trajton këtë ofruesi;

6. ju mund të zgjidhni të mos ta zbuloni identitetin tuaj në rrjet, për shembull duke përdorur një pseudonim. Megjithatë, duhet të jeni të vetëdijshëm se mund të merren masa nga autoritetet kombëtare, të cilat mund të çojnë në zbulimin e identitetit tuaj.

Tubimi, shoqërimi dhe pjesëmarrja

Ju keni të drejtë të tuboheni dhe të shoqëroheni në paqe me të tjerët duke përdorur internetin. Në praktikë, kjo do të thotë:

1. ju keni lirinë të zgjidhni çdo faqe interneti, aplikacion ose shërbim tjetër në mënyrë që të formoni, të bashkoheni, të mobilizoheni dhe të merrni pjesë në grupet dhe tubimet sociale, qofshin ato të njohura zyrtarisht nga autoritetet publike apo jo. Po ashtu, ju duhet të jeni në gjendje të përdorni internetin për të ushtruar të drejtën tuaj për të formuar dhe për t'iu bashkuar sindikatave;

2. ju keni të drejtë të protestoni në mënyrë paqësore në rrjet. Megjithatë, ju duhet të jeni të vetëdijshëm se nëse protesta juaj në rrjet çon në bllokime, ndërprerje të shërbimeve dhe/ose dëmtim të pronës së të tjerëve, ju mund të përballeni me pasoja juridike;

3. ju keni lirinë të përdorni mjetet në dispozicion në rrjet për të marrë pjesë në debate të politikave publike lokale, kombëtare dhe globale, iniciativa legjislative dhe shqyrtim publik të proceseve vendimmarrëse, përfshirë të drejtën për të nënshkruar peticione dhe për të marrë pjesë në hartimin e politikave për rregullat e internetit.

Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave

Ju keni të drejtën e jetës private dhe familjare në internet, duke përfshirë mbrojtjen e të dhënave tuaja personale dhe respektimin e konfidencialitetit të korrespondencës dhe komunikimit tuaj. Kjo do të thotë:

1. duhet të jeni të vetëdijshëm se të dhënat tuaja personale përpunohen rregullisht gjatë përdorimit të internetit. Kjo ndodh kur ju përdorni shërbime të tilla si shfletues, e-mail, mesazhe të çastit, protokolle të internetit për shërbime zanore, rrjetet sociale dhe motorët e kërkimit dhe shërbimet e magazinimit të të dhënave;

2. autoritetet publike dhe kompanitë private kanë një detyrim për të respektuar rregullat dhe procedurat specifike kur përpunojnë të dhënat tuaja personale;

3. të dhënat tuaja personale duhet të përpunohen vetëm kur përcaktohet me ligj ose me pëlqimin tuaj. Ju duhet të jeni të informuar se cilat të dhëna personale përpunohen dhe/ose u transferohen palëve të treta, kur, nga kush dhe për çfarë qëllimi. Në përgjithësi, duhet të jeni në gjendje të ushtroni kontroll mbi të dhënat tuaja personale (të kontrolloni saktësinë, të kërkoni një korrigjim, një fshirjen apo që të dhënat personale nuk mbahen më gjatë seç duhet);

4. ju nuk duhet t'i nënshtroheni mbikëqyrjes së përgjithshme ose masave të përgjimit. Në rrethana të jashtëzakonshme, të cilat janë të përcaktuara me ligj, siç janë hetimet penale, mund të ketë ndërhyrje në privatësinë tuaj në lidhje me të dhënat tuaja personale. Ju duhet të keni në dispozicion informacion të arritshëm, të qartë dhe të saktë në lidhje me ligjin apo politikën përkatëse dhe të drejtat tuaja në këtë drejtim;

5. privatësia juaj duhet të respektohet edhe në vendin e punës. Kjo përfshin fshehtësinë e korrespondencës dhe komunikimeve tuaja private në rrjet. Punëdhënësi duhet t'ju informojë për çdo mbikëqyrje dhe/ose monitorim të kryer;

6. autoritetet e mbrojtjes së të dhënave, të cilat ekzistojnë në shumicën dërrmuese të vendeve evropiane, mund t'ju ndihmojnë nga për t'u siguruar se janë zbatuar ligjet dhe parimet për mbrojtjen e të dhënave.

Edukimi dhe njohja e mediave

Ju keni të drejtën për edukim, duke përfshirë qasje në njohuri. Kjo do të thotë:

1. ju duhet të keni qasje në internet në përmbajtjen edukuese dhe kulturore, shkencore, akademike dhe të llojeve të tjera në gjuhët zyrtare. Mund të aplikohen kushte për një qasje të tillë në mënyrë që të shpërblehen mbajtësit e të drejtave për punën e tyre. Ju duhet gjithashtu të jeni në gjendje të hyni lirisht në studime të financuara me fonde publike dhe vepra kulturore në rrafshin publik në internet, atu ku janë në dispozicion;

2. si pjesë e internetit dhe njohjes së mediave, ju duhet të keni qasje në arsim dhe njohuri digjitale në mënyrë që të ushtroni të drejtat dhe liritë tuaja në internet. Kjo përfshin aftësitë për të kuptuar, përdorur, dhe punuar me një gamë të gjerë të mjeteve të internetit. Kjo duhet t'ju mundësojë të analizoni në mënyrë kritike saktësinë dhe besueshmërinë e përmbajtjes, aplikacionet dhe shërbimet ku ju hyni ose dëshironi të hyni.

Fëmijët dhe të rinjtë

Si fëmijë apo person i ri, ju keni të gjitha të drejtat dhe liritë e përshkruara në këtë udhëzues. Në veçanti, për shkak të moshës suaj, ju keni të drejtë për një mbrojtje dhe udhëzim të veçantë kur përdorni internetin. Kjo do të thotë:

1. ju keni të drejtë të shprehin lirisht mendimet tuaja dhe të merrni pjesë në shoqëri, të dëgjoheni dhe të kontribuoni në vendimmarrje për çështje që ju ndikojnë. Pikëpamjeve tuaja duhet t'u jepet rëndësia përkatëse, në përputhje me moshën dhe pjekurinë tuaj dhe pa diskriminim;

2. ju mund të prisni që të merrni informacion në një gjuhë të përshtatshme për moshën dhe aftësitë tuaja nga mësuesit, edukatorët dhe prindërit ose kujdestarët tuaj rreth përdorimit të sigurt të internetit, duke përfshirë si ta ruani privatësinë tuaj;

3. ju duhet të jeni të vetëdijshëm se përmbajtja që krijoni në internet apo përmbajtja në lidhje me ju e krijuar nga përdorues të tjerë të internetit mund të jetë e hapur për mbarë botën dhe do të mund të kompromentojë dinjitetin tuaj, sigurinë dhe privatësinë apo të jetë e dëmshme për ju apo të drejtat tuaja tani ose në një fazë të mëvonshme të jetës suaj. Me kërkesën tuaj, kjo përmbajtje duhet të hiqet ose fshihet brenda një periudhe të arsyeshme të shkurtër kohe;

4. ju mund të prisni informacion të qartë për përmbajtjen dhe sjelljen e paligjshme në internet (për shembull ngacmimet në internet) si dhe mundësinë për të raportuar përmbajtjen e dyshuar si të paligjshme. Ky informacion duhet të përshtatet me moshën dhe rrethanat tuaja dhe ju duhet të merrni këshilla dhe mbështetje duke respektuar konfidencialitetin dhe anonimitetit tuaj;

5. juve duhet t'u ofrohet mbrojtje e veçantë nga ndërhyrja në mirëqenien tuaj fizike, mendore dhe morale, në veçanti sa i përket shfrytëzimit seksual dhe abuzimit në internet dhe formave të tjera të krimit kibernetik. Në veçanti, ju keni të drejtën për edukim që të mbroheni nga kërcënimet e tilla.

Mjetet korrigjuese efektive

1. Ju keni të drejtë për korrigjime efektive kur kufizohen apo shkelen të drejtat tuaja të njeriut dhe liritë themelore. Për të marrë një mjet korrigjimi, ju nuk duhet domosdoshmërisht të ndiqni menjëherë veprime ligjore. Rrugët për të kërkuar korrigjime duhet të jenë në dispozicion, të njohura, të arritshme, të përballueshme dhe të afta për të siguruar zgjidhje të përshtatshme. Mjetet korrigjuese efektive mund të merren drejtpërdrejt nga ofruesit e shërbimeve të internetit, autoritetet publike dhe/ose institucionet kombëtare të të drejtave të njeriut. Mjetet korrigjuese efektive - në varësi të shkeljes në fjalë - mund të përfshijnë hetim, shpjegim, reagim, përmirësim, falje, rikthim, rilidhje dhe kompensim. Në praktikë, kjo do të thotë:

1.1. ofruesi juaj i shërbimit të internetit, ofruesit e qasjes në përmbajtje dhe shërbime në internet, apo kompani të tjera dhe/ose autoriteti publik duhet t'ju informojnë për të drejtat, liritë dhe mjetet tuaja të mundshme korrigjuese dhe si t'i merrni ato. Kjo përfshin informacion lehtësisht të arritshëm mbi raportimin dhe ankesat për ndërhyrje në të drejtat tuaja dhe mënyrat si të kërkoni zhdëmtim;

1.2. informacioni dhe udhëzimet shtesë duhet të vihen në dispozicion nga autoritetet publike, institucionet kombëtare të të drejtave të njeriut (të tilla si avokatët e popullit), autoritetet e mbrojtjes së të dhënave, zyrat këshilluese të qytetarëve, shoqatat e të drejtave të njeriut apo të të drejtave digjitale apo organizatat e konsumatorëve;

1.3. autoritetet kombëtare e kanë detyrim që t'ju mbrojnë nga veprimtari kriminale apo vepra penale të kryera në Internet ose duke e përdorur atë, sidomos kur bëhet fjalë për hyrje të paligjshme, ndërhyrje, falsifikim apo manipulimin tjetër mashtrues të identitetit tuaj digjital, kompjuterit tuaj dhe të dhënave që ai përmban. Organet përkatëse të zbatimit të ligjit e kanë detyrim që të hetojnë dhe të marrin masat e duhura, duke përfshirë kërkimin e sanksioneve, nëse ju ankoheni për dëmtim ose ndërhyrje në identitetin tuaj personal dhe pronën tuaj në rrjet.

2. Në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve tuaja ose të çdo akuze penale kundër jush në lidhje me internetin:

2.1. ju keni të drejtë për një gjykim të drejtë brenda një kohe të arsyeshme nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme;

2.2. ju keni të drejtë për një kërkesë individuale në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, pas shfrytëzimit të të gjitha mjeteve juridike të brendshme në dispozicion.

Dokumentet CM

CM(2014)31 addfinal 16 prill 20142

Rekomandimi CM/Rec(2014)6 i Komitetit të Ministrave për Shtetet Anëtare mbi një Udhëzues për të drejtat e njeriut për përdoruesit e internetit - Memorandumi Shpjegues

Hyrje

1. Internet luan një rol të rëndësishëm në jetën e përditshme të njerëzve dhe në të gjitha aspektet e shoqërisë njerëzore. Ai është vazhdimisht në zhvillim dhe u siguron qytetarëve mundësi të kenë qasje në informata dhe shërbime, të lidhen dhe të komunikojnë, si dhe të shkëmbejnë ide dhe njohuri globalisht. Ndikimi i internetit në aktivitetet sociale, ekonomike dhe kulturore është gjithashtu në rritje.

2. Ka një numër në rritje të çështjeve para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut ("Gjykata") që kanë të bëjnë me internetin.3 Gjykata ka pohuar se "Interneti është bërë tani një nga mjetet kryesore me të cilat individët ushtrojnë të drejtën e tyre për lirinë e shprehjes dhe informimit, duke siguruar mjete të domosdoshme për pjesëmarrje në aktivitetet dhe diskutimet në lidhje me çështjet politike dhe çështjet me interes të përgjithshëm."4

3. Strategjia e Rregullimit të Internetit e Këshillit të Evropës 2012-2015 u kushton rëndësi të drejtave të përdoruesve të internetit. Kapitulli "Maksimizimi i të Drejtave dhe Lirive për Përdoruesit e Internetit', i cili ka për qëllim promovimin e qasjes dhe përdorimin më të mirë të internetit, përfshin si linjë të veprimit: "hartimin e një përmbledhjeje të të drejtave ekzistuese të njeriut për përdoruesit e internetit për t'i ndihmuar në komunikimin me aktorë kyç të internetit dhe agjencitë qeveritare dhe në kërkimin e rekursit të efektshëm, kur ata konsiderojnë se të drejtat dhe liritë e tyre janë prekur negativisht: për të raportuar një incident, për të paraqitur një ankesë ose kërkuar një të drejtë për tu kundërpërgjigjur, dëmshpërblim apo formë tjetër të rekursit".

Historiku dhe konteksti

4. Komiteti Drejtues mbi Mediat dhe Shoqërinë e Informacionit (CDMSI), në mbledhjen e tij të parë në 27-30 prill 2012, i propozoi Komitetit të Ministrave ngritjen e një Komision Ekspertësh për të drejtat e përdoruesve të internetit (MSI-DUI) dhe u ra dakord për draftin e termave të referencës së komisionit. Në vijim të propozimit të CDMSI, Komiteti i Ministrave miratoi termat e referencës në takimin e 1147-të të zëvendës ministrave më 6 korrik 2012.5 Rezultati i pritur i MSI-DUI, sipas termave të referencës, është:

    "Është përgatitur një përmbledhje e të drejtave ekzistuese të njeriut për përdoruesit e internetit për t'i ndihmuar që t'i kuptojnë dhe ushtrojnë të drejtat e tyre në komunikimin me aktorë kyç të internetit dhe agjencitë qeveritare dhe në kërkimin e rekursit të efektshëm, kur ata konsiderojnë se të drejtat dhe liritë e tyre janë prekur negativisht (2013)" (këtu e tutje Përmbledhja).

5. MSI-DUI e mbajti takimin e parë më 13 dhe 14 shtator 2012, në Strasburg. U ra dakord që objektivi i punës i MSI-DUI nuk duhet të jetë krijimi i të drejtave të reja të njeriut, por shqyrtimi i zbatimit të të drejtave ekzistuese në lidhje me internetin. MSI-DUI vendosi për të mbledhur informacion, me anë të një pyetësori të dërguar në rrjet dhe komunitetet e tyre, për problemet praktike të përjetuara nga përdoruesit, dhe në këtë mënyrë mbi shkelje të mundshme të të drejtave të tyre të njeriut, si dhe mjetet juridike në dispozicion.

6. Konsultimet me grupet e interesit u mbajtën në Forumin e Qeverisjes së Internetit (06-09 nëntor 2012, Baku) në seminarin "Fuqizimi i Përdoruesve të internetit - Cilat mjete?”. Anëtarët pjesëmarrës në MSI-DUI përdorën mundësitë e kontaktimit që ofroi kjo ngjarje për të kërkuar reagimet e palëve të interesuara mbi tema të ndryshme me rëndësi për Përmbledhjen. Diskutimet e seminarit theksuan problemet e hasura nga përdoruesit e internetit, si heqja e përmbajtjes së gjeneruar nga përdoruesit pa një proces të rregullt, çështjet që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale dhe mungesa e mjeteve efektive korrigjuese.

7. MSI-DUI e mbajti takimin e parë më 13 dhe 14 shtator 2012, në Strasburg. Aty u konsideruan përgjigjet e pyetësorit të marra nga aktorë të ndryshëm dhe u diskutua informacioni i mbledhur përmes kontaktit me grupet e interesit. MSI-DUI vendosi të përfundojë fazën paraprake analitike të punës së tij dhe, mbi këtë bazë, të fillojë hartimin e Përmbledhjes; drafti i parë u përvijua gjatë këtij takimi.

8. Në mbledhjen e tij të tretë, e cila u mbajt më 20 dhe 21 mars 2013 në Strasburg, MSI-DUI ekzaminoi në detaje çështjet që kanë të bëjnë me të drejtën e lirisë së shprehjes, të drejtën e jetës private, lirinë e mbledhjes dhe bashkimit, sigurinë në rrjet, të drejtën për edukim, të drejtat e fëmijës, mos-diskriminimin dhe të drejtën për mjete efektive korrigjuese. Ky ekzaminim u bazua në standardet detyruese dhe jo-detyruese përkatëse të Këshillit të Evropës dhe në jurisprudencën e Gjykatës. MSI-DUI diskutoi edhe llojin e instrumentit që mund të miratojë Këshilli i Evropës për mbështetjen e Përmbledhjes, si një deklaratë ose rekomandim i Komitetit të Ministrave. Instrumenti duhet të përmbushë objektivin e dyfishtë të sigurimit të udhëzimeve të thjeshta dhe të qarta për të drejtat e njeriut në internet për përdoruesit e internetit dhe të sigurimit të miratimit nga shtetet anëtare të një teksti që është në përputhje me detyrimet e tyre sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe standardet e tjera të Këshillit të Evropës.

9. CDMSI në mbledhjen e tij të tretë, e cila u zhvillua nga 23-26 prill 2013, në Strasburg, mori qëndrimin se Përmbledhja duhet të kombinojë gjuhën formale dhe të thjeshtuar, teksa i kushtoi vëmendjen e duhur shmangies së thjeshtimit të tepruar të standardeve ekzistuese të të drejtave të njeriut dhe jurisprudencës së Gjykatës. Diskutimet theksuan edhe dëshirën për ta përditësuar rregullisht Përmbledhjen, në mënyrë që të reflektojë politikat me evolucion të shpejtë të internetit. Në mënyrë që të siguroheshin udhëzimet dhe orientimi kryesor, CDMSI gjithashtu vendosi të paraqesë komentet për projektin e Përmbledhjes, ashtu siç u paraqit në kohën e konsultimeve, duke vënë në dukje se ishte një dokument "punë në progres". Përgjigjet e marra mbështetën përqasjen e MSI-DUI për të përgatitur një dokument ndërgjegjësimi të lehtë në përdorim që i kushtoi vëmendje të veçantë të drejtës për lirinë e shprehjes, të drejtës për jetë private, të drejtës për edukim, të drejtave të fëmijës dhe mbrojtjes nga krimi kibernetik.

10. Projekt-Përmbledhja iu prezantua dhe u diskutua me grupet e interesit në Dialogun Evropian mbi Qeverisjen e Internetit (EuroDIG, 20-21 qershor 2013 në Lisbonë) sidomos në seminarin “Drejt një interneti njerëzor? Rregullat, të drejtat dhe përgjegjësitë për të ardhmen tonë në rrjet”. Një takim joformal u mbajt në Lisbonë mes anëtarëve të MSI-DUI të cilët morën pjesë në seminar. Aty u pohua se projekt-Përmbledhja duhet të shkurtohet me synimin për të qenë më e arritshme për përdoruesit e internetit. Pas këtyre diskutimeve, si dhe pas punës mes sesioneve të anëtarëve të MSI-DUI, u mbajt një takim ad hoc i anëtarëve të disponueshëm të MSI-DUI më 10 shtator 2013, në Strasburg. MSI-DUI shqyrtoi një projekt-rekomandim të Komitetit të Ministrave për të drejtat e njeriut për përdoruesit e internetit, i cili përfshin në shtojcën e vet një projekt-Përmbledhje të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për përdoruesit e internetit. Projekt-Përmbledhja adoptoi një përqasje e cila u drejtohet direkt përdoruesve. Në funksion të kësaj përqasjeje, u vendos të rititullohej Përmbledhja si "Udhëzues për të drejtat e njeriut për përdoruesit e internetit".

11. Në mbledhjen e fundit, të mbajtur më 1 dhe 2 tetor 2013, në Strasburg, MSI-DUI shqyrtoi dhe finalizoi propozimet për CDMSI për një projekt-rekomandim të Komitetit të Ministrave mbi një Udhëzues për të drejtat e njeriut për përdoruesit e internetit (më poshtë Udhëzuesi). Aty u ra dakord të mbahen konsultime me grupet e interesit, duke përfshirë edhe një Forum të Hapur të Këshillit të Evropës mbi Udhëzuesin gjatë Forumit të Qeverisjes së Internetit (22-25 tetor 2013, Indonezi). Një numri të grupeve të interesit të zgjedhura që përfaqësojnë sektorin privat, shoqërinë civile, komunitetin teknik dhe akademik iu kërkua të japin komentet dhe sugjerimet e tyre për Udhëzuesin. Përveç kësaj, u kërkuan komente joformale dhe reagime mbi projekt-rekomandimin nga komitetet e tjera drejtuese të Këshillit të Evropës, duke përfshirë Komitetin Drejtues për të Drejtat e Njeriut (CDDH), Komitetin Evropian mbi Bashkëpunimin Juridik (CDCJ), Komitetin Evropian për Problemet e Krimit (CDPC), si dhe nga komitetet konvencionale duke përfshirë Komitetin Konsultativ Konventës për Mbrojtjen e Individëve në lidhje me Përpunimin Automatik të të Dhënave Personale (T-PD), Komitetin e Konventës mbi Krimin Kibernetik (T-CY), Komitetin e Ekspertëve mbi Terrorizmin (CODEXTER) dhe Komitetin e Palëve të Konventës për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual dhe abuzimi seksual (T-ES). Si rezultat i kësaj, CDDH, CDCJ, dhe anëtarët e Byrosë T-PD ofruan komentet e tyre që më pas u morën në konsideratë dhe u integruan në projekt-Rekomandimin dhe projekt-memorandumin shpjegues nga CDMSI.

12. Përveç kësaj, u morën rreth 30 kontribute nga përfaqësuesit e sektorit privat (kompanitë e telekomunikacionit, ofruesit e shërbimeve në rrjet), organizatat kryesore të shoqërisë civile, komuniteti teknik, si dhe akademikë nga vende të ndryshme të botës. Përgjithësisht, ata e përshëndetën punën e Këshillit të Evropës mbi projekt-Udhëzuesin dhe dhanë komente dhe propozime të shumta për ndryshime.

13. CDMSI, gjatë takimit të tij të katërt që u mbajt nga 03-06 dhjetor 2013, shqyrtoi propozimet e MSI-DUI për një projekt-rekomandim të Komitetit të Ministrave mbi udhëzuesin për të drejtat e njeriut për përdoruesit e internetit. U morën parasysh konsultimet me grupet e interesit të përmendura më lart dhe u finalizua projekt-rekomandimi mbi bazën e komenteve përfundimtare që ishin dërguar me e-mail.

Komente mbi Rekomandimin CM/Rec(2014)6 të Komitetit të Ministrave për Shtetet Anëtare mbi një Udhëzues për të drejtat e njeriut për përdoruesit e internetit

14. Qëllimi i këtij rekomandimi është që të nxisë ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në internet në të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës. Qasja e individëve dhe komuniteteve në internet dhe përdorimi më i mirë i tij kërkojnë përpjekje për t'i informuar dhe fuqizuar për të ushtruar të drejtat dhe liritë e tyre në mjedise në rrjet. Kjo përqasje ishte afirmuar nga Komiteti i Ministrave në Deklaratën e tij mbi Parimet e Qeverisjes së Internetit, e vitit 2011, në të cilën theksohet vizionin për një përqasje ndaj internetit të përqendruar tek njerëzit dhe të drejtat e njeriut, e cila fuqizon përdoruesit e internetit për të ushtruar të drejtat dhe liritë e tyre në internet, si një parim i qeverisjes së internetit.

15. Udhëzuesi, i cili gjendet në aneksin e këtij rekomandimi, ofron disa informata themelore për të drejtat të veçanta të njeriut në KEDNJ dhe standarde të tjera përkatëse të Këshillit të Evropës. Ai fokusohet në të drejta dhe liri të veçanta dhe standardet e lidhura të ligjit ndërkombëtar, në veçanti në lidhje me të drejtën e lirisë së shprehjes, lirinë e mbledhjes dhe bashkimit, të drejtën e privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale, të drejtat e fëmijëve, dhe të drejtën për mjete korrigjuese efektive. Udhëzuesi është hartuar në një gjuhë që është e lehtë për t'u kuptuar nga përdoruesit. Për të mbajtur tekstin sa më të thjeshtë, MSI-DUI vendosi të mos i referohet formulimit të rreptë ligjor të detyrimeve të shteteve anëtare në të drejtën ndërkombëtare, duke përfshirë jurisprudencën e Gjykatës.

16. Të drejtat e njeriut dhe liritë themelore janë të garantuara në instrumente të ndryshme të Këshillit të Evropës të cilat janë të zbatueshme jashtë rrjeti dhe në mjedise në rrjet, pra jo vetëm në internet. Sidomos, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore janë mishëruar në KEDNJ, e cila është interpretuar nga Gjykata në jurisprudencën e saj. Një numër i konventave dhe instrumenteve të tjera jo-detyruese të Këshillit të Evropës ofrojnë shpjegime shtesë dhe orientim për përdoruesit e internetit. MSI-DUI konsideroi se në mënyrë që përdoruesit e internetit t'i kuptonin të drejtat dhe liritë ishte e nevojshme që standardet përkatëse të ligjit ndërkombëtar të Këshillit të Evropës dhe Kombeve të Bashkuara të shpjegoheshim sa më thjeshtë.

Preambula

17. Preambula parashtron arsyet që çuan Komitetin e Ministrave tek miratimi i rekomandimit për shtetet anëtare. Premisa e rekomandimeve është që përgjegjësia për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe liritë themelore u përket shteteve anëtare të Këshillit të Evropës. Kjo duhet të bëhet në përputhje me KEDNJ siç interpretohet nga Gjykata. Instrumente të tjera juridikisht të detyrueshme të Këshillit të Evropës janë gjithashtu të rëndësishme, sidomos Konventa mbi Krimin Kibernetik (në tekstin e mëtejmë 'Konventa e Budapestit'), Konventa mbi Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi dhe Abuzimi Seksual (CETS nr. 201, në tekstin e mëtejmë 'Konventa Lanzarote'), dhe Konventa për Mbrojtjen e Individëve në lidhje me Përpunimin Automatik të të Dhënave Personale (ETS nr.108, këtej e tutje 'Konventa 108').

18. Standardet e tjera jo-detyruese të miratuara nga Komiteti i Ministrave ofrojnë udhëzime për shtetet anëtare mbi çështjet e lidhura me internetin, duke përfshirë: Rekomandimin CM/Rec(2007)16 të Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi masat për të promovuar vlerën e shërbimit publik të internetit; Rekomandimin CM/Rec(2008)6 të Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi masat për të promovuar respektin për lirinë e shprehjes dhe informimit në lidhje me filtrat e internetit; Rekomandimin CM/Rec(2010)13 të Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale në kontekstin e profilizimit; Rekomandimin CM/Rec (2011)7 të Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi një nocion të ri të medias; Rekomandimin CM/Rec(2012)4 të Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut në lidhje me shërbimet e rrjeteve sociale; dhe Rekomandimin CM/Rec(2012)3 të Komitetit të Ministrave për Shtetet anëtare mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut në lidhje me motorët e kërkimit.

19. Paragrafi i dytë e preambulës specifikon se detyrimet e shteteve që të respektojnë, mbrojnë dhe promovojnë të drejtat e njeriut përfshijnë mbikëqyrjen e kompanive private. Kjo deklaratë rrjedh nga neni 1 i KEDNJ sipas të cilit Shtetet duhet t'i sigurojnë çdokujt brenda juridiksionit të tyre të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Konventë. Kjo përfshin mbrojtje kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut nga aktorët jo-shtetërorë dhe kërkon marrjen e hapave të duhur për të parandaluar, hetuar, dënuar dhe korrigjuar shkeljet përmes legjislacionit dhe masave efektive. Gjykata ka pohuar në gjykimet e saj që shtetet kanë detyrime pozitive për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të individëve në internet, veçanërisht për sa i përket lirisë së shprehjes6, mbrojtjes së fëmijëve dhe të rinjve7, mbrojtjes së moralit dhe të drejtave të të tjerëve8, luftimin e diskursit racist ose ksenofob, dhe në adresimin e diskriminimit dhe urrejtjes racore9. Gjithashtu, Gjykata i ka quajtur shtetet përgjegjëse për dështimet në mbrojtjen e qytetarëve të tyre nga efektet negative mbi të drejtat dhe liritë e tyre që rrjedhin nga veprimet e kompanive private.10 Paragrafi i dytë gjithashtu i bën jehonë parimit të universalitetit dhe pandashmërisë së të drejtave të njeriut, i cili është i bazuar në Deklaratën e Vjenës të lëshuar në konferencën e Samitit të Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Shteteve Anëtare të Këshillit të Evropës, që u mbajt më 9 tetor 1993.

20. Paragrafi i tretë i preambulës riafirmon vlerën e shërbimit publik të internetit siç është përcaktuar në Rekomandimin përkatës të Komitetin Ministrave CM/Rec(2007)16.11 Duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm që luan interneti në aktivitetet e përditshme të përdoruesve dhe nevojën për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të tyre të njeriut në internet, rekomandimi thekson se njerëzit nuk duhet të jenë subjekt i ndërhyrjeve të paligjshme, të panevojshme dhe jo proporcionale me ushtrimin e të drejtave dhe lirive të tyre.

21. Paragrafi i katërt i preambulës përcakton objektivin e rekomandimit për të nxitur mirëkuptimin e përdoruesve dhe për të promovuar ushtrimin efektiv të të drejtave të njeriut në internet, duke përfshirë qasje në mjetet juridike efektive. Për këtë arsye është i rëndësishëm informimi i përdoruesve për rreziqet ndaj të drejtave dhe lirive të tyre themelore dhe për mundësitë për korrigjim. Deklarata në lidhje me mundësitë e ofruara nga interneti për transparencë dhe përgjegjësi në çështjet publike shpjegon një element të arsyetimit të rekomandimit, i cili është fuqizimi i individëve dhe komuniteteve që të marrin pjesë në jetën demokratike.

Pjesa operative e rekomandimit

22. Paragrafi 5 pohon një parim kyç të standardeve që lidhen me Internetin të Këshillit të Evropës, pra që të drejtat dhe liritë themelore aplikohen njësoj në mjedise në rrjet dhe jashtë rrjeti12. Kjo përqasje është afirmuar edhe nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Rezolutën e tij të vitit 2012 mbi "Promovimin, mbrojtjen dhe gëzimin e të drejtave të njeriut në internet". Promovimi i aplikimit të Udhëzuesit do të përforcojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të njeriut në përputhje me standardet ekzistuese të të drejtave të njeriut.

23. Nën-paragrafi 5.1, u rekomandon shteteve anëtare që Udhëzuesi duhet të promovohet jo vetëm nga autoritetet publike, por edhe përmes sektorit privat. Kjo mund të përfshijë botimin dhe shpërndarjen e tij në formate të shtypura ose përshtatje në formate elektronike. Autoritetet përkatëse publike gjithashtu mund të vënë në dispozicion në faqet e tyre të internetit. Sektori privat mund të inkurajohet të bëjë të njëjtën gjë.

24. Nën-paragrafi 5.2, riafirmon se ushtrimi i të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në internet mund të jetë subjekt i kufizimeve, të cilat kanë qëllime të ligjshme dhe janë të nevojshme në një shoqëri demokratike, siç përcaktohet në nenet përkatëse të KEDNJ. Për të siguruar përputhjen me këto kushte, Komiteti i Ministrave u ka rekomanduar shteteve anëtare që t'i vlerësojnë, t'i shqyrtojnë rregullisht dhe aty ku duhet t'i heqin kufizimet e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në internet.

25. Nën-paragrafi 5.3, u bën thirrje shteteve anëtare që të rrisin përpjekjet e tyre për të garantuar të drejtën për mjete korrigjuese efektive, ndër të tjera, duke siguruar koordinimin dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve ekzistuese përkatëse, subjekteve (duke përfshirë edhe rregullatorët për komunikimet elektronike) dhe komuniteteve që ofrojnë mekanizmat e korrigjimit, si në kontekstin e përpunimit të ankesave të paraqitura nga përdoruesit e internetit. Rekomandimi gjithashtu pranon se ekziston një diversitet i mekanizmat të korrigjimit në dispozicion të shteteve anëtare të ndryshme, siç janë autoritetet e mbrojtjes së të dhënave, avokatët e popullit, proceset gjyqësore, apo linjat e drejtpërdrejta. Shtetet anëtare mund të kryejë auditimin e mekanizmave ekzistues të korrigjimit në juridiksionet e tyre dhe të përpilojnë informacionin përkatës në një inventar që përdoret me lehtësi të mekanizmave korrigjuese. Një informacion i tillë do të mund të shpërndahet së bashku me Udhëzuesin, për shembull në formën e një shtojce. Ky është një nga veprimet vijuese që mund të ndërmerren përtej miratimit të rekomandimit.

26. Nga vetë natyra e tij, interneti operon me dërgimin dhe marrjen e kërkesave për informacion përmes kufijve, prandaj edhe pa i marrë parasysh kufijtë. Kjo do të thotë se të drejtat e njeriut dhe liritë themelore në internet në shtetet anëtare mund të jenë të ekspozuara ndaj veprimit nga shteti apo aktorë jo-shtetërorë përtej kufijve të Këshillit të Evropës; për shembull, mund të ketë ndërhyrje në lirinë e shprehjes, qasjen në informacion, si dhe privatësinë e të dhënave personale. Prandaj, nën-paragrafi 5.4, rekomandon bashkërendimin ndërmjet shteteve anëtare të Këshillit të Evropës dhe shteteve jo-anëtare të Këshillit të Evropës, si dhe me aktorët jo-shtetërore.

27. Nën-paragrafi 5.5, rekomandon që shtetet anëtare të inkurajojnë dialogun e mirëfilltë ndërmjet sektorit privat dhe autoriteteve përkatëse shtetërore, si dhe me shoqërinë civile, për sa i përket ushtrimit të përgjegjësisë sociale të kësaj të fundit. Një parim themelor i Parimeve Udhëzuese për Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut13 është se ndërmarrjet e biznesit duhet të respektojnë të drejtat e njeriut, që do të thotë se duhet të shmangin cenimin e të drejtave njerëzore të të tjerëve dhe të adresojnë ndikimin negativ mbi të drejtat e njeriut në të cilin janë të përfshirë. Transparenca dhe përgjegjshmëria e aktorëve të sektorit privat është theksuar si një mjet i rëndësishëm për të treguar përgjegjësinë e tyre duke e promovuar dhe përhapur mënyrë aktive. Për shembull, ofruesit e shërbimit të internetit dhe ofruesit e qasjes në përmbajtje mund t'i referohen Udhëzuesit në afatet dhe kushtet e përdorimit të shërbimeve të tyre.

28. Nën-paragrafi 5.6, pranon kontributin kyç që shoqëria civile mund të japë në promovimin e Udhëzuesit dhe pajtueshmërisë me të. Prandaj, rekomandohet që shtetet anëtare t'i inkurajojnë organizatat e shoqërisë civile dhe aktivistët që të ndihmojnë në përhapjen dhe aplikimin e Udhëzuesit dhe të mbështeten në të kur avokojnë për zbatimin e standardeve të të drejtave të njeriut dhe respektimin e tyre.

Shtojca e Rekomandimit CM/Rec(2014)6

Udhëzues për të drejtat e njeriut për përdoruesit e internetit

Hyrje

29. Udhëzuesi i drejtohet direkt përdoruesit. Udhëzuesi është një mjet për përdoruesin e internetit, i cili është ndonjë individ i cili nuk ka njohuri të specializuara në lidhje me internetin, të bazuara në edukim apo trajnim. Në veçanti, udhëzuesi fokusohet në aftësinë e përdoruesit për të menaxhuar aktivitetet e veta në internet (p.sh. identitetin, të dhënat personale). Ata duhet të informohen plotësisht për zgjedhjet e ndryshme që ata bëjnë në internet që mund të ndikojnë të drejtat dhe liritë e tyre dhe pasojat e pranimit nga ana e tyre e zgjedhjeve të tilla. Ata duhet t'i kuptojnë kufizimet e të drejtave të tyre. Ata duhet të jenë të vetëdijshëm për mekanizmat e korrigjimit në dispozicion.

30. Udhëzuesi bazohet në KEDNJ dhe jurisprudencën përkatëse të Gjykatës. Po ashtu, rrjedh edhe nga instrumente të tjeta ligjërisht detyruese të Këshillit të Evropës. Mbështetet edhe mbi instrumente të tjera, në veçanti mbi deklarata dhe rekomandime të caktuara të Komitetit të Ministrave. Udhëzuesi është pa paragjykim për zbatueshmërinë e standardeve ekzistuese të të drejtave të njeriut në bazë të të cilave ai është përpunuar. Të drejtat dhe liritë në këtë Udhëzues janë të zbatueshme sipas instrumenteve ligjore mbi bazën e të cilave ato janë përpunuar. Udhëzuesi u referohet standardeve ekzistuese të të drejtave të njeriut dhe mekanizmave përkatëse për zbatimin e tyre, dhe nuk krijon të drejta dhe liri të reja. Udhëzuesi nuk është shpjegim shterues dhe as parashkrues i standardeve të të drejtave të njeriut. Për shembull, mund të meritojnë më shumë vëmendje sqarimet e mëtejshme mbi kufizimet e mundshme dhe ndërhyrjet me të drejtat e njeriut, si dhe udhëzime për të ndihmuar përdoruesit të trajtojnë dhunën dhe abuzimet në internet, në mënyrë që të ndihmohen përdoruesit të kuptojnë të drejtat e tyre dhe të mbrojnë veten dhe të tjerët. Megjithatë, Udhëzuesi mbetet i hapur për përditësim në mënyrë që të mbajë ritmin me standardet e reja të Këshillit të Evropës dhe jurisprudencën e Gjykatës, për sa kohë që teknologjia zhvillohet.

Qasja dhe jo-diskriminimi

31. Udhëzuesi thekson parimet dhe konsideratat të cilat mendohet të jenë të lidhura në thelb dhe në përgjithësi të zbatueshme për të gjitha të drejtat e njeriut dhe liritë themelore që përmbahen në të, duke përfshirë qasjen në internet, dhe parimin e mos-diskriminimit.

32. Edhe pse qasja në internet ende nuk është e njohur zyrtarisht si e drejtë e njeriut (duke vënë në dukje dallimet në kontekstet kombëtare, duke përfshirë ligjin dhe politikën e brendshme), ajo është konsideruar si një kusht dhe një mundësues për lirinë e shprehjes dhe të drejta dhe liri të tjera14. Rrjedhimisht, shkyçja e një përdoruesi të internetit do të mund të ndikojë negativisht në ushtrimin e të drejtave dhe lirive të saj/tij dhe madje mund të përbëjë një kufizim të të drejtës për lirinë e shprehjes, duke përfshirë të drejtën për të marrë dhe shpërndarë informacion. Gjykata ka deklaruar se interneti është bërë sot një nga mjetet kryesore për ushtrimin e së drejtës për lirinë e shprehjes dhe informimit nga individët. Liria e shprehjes nuk vlen vetëm për përmbajtjen e informacionit, por edhe për mjetet e përhapjes së tij, duke qenë se çdo kufizimi i vendosur për këtë të fundit domosdoshmërisht ndërhyn me të drejtën për të marrë dhe dhënë informacion. Ndërhyrjet e tilla mund të pranohen vetëm nëse plotësojnë kushtet e përcaktuara në nenin 10, paragrafi 2 i KEDNJ siç interpretohet nga Gjykata.15 Një masë që do të ketë një ndikim në qasjen e individëve në internet angazhon përgjegjësinë e shtetit sipas nenit 10.16

33. Në këtë sfond, Udhëzuesi thotë se përdoruesit e internetit nuk duhet të shkyçen kundër vullnetit të tyre, përveç nëse është vendosur nga një gjykatë. Kjo, megjithatë, nuk duhet të kuptohet si masa të ligjshme për shkyçje parandaluese, si në kontekstin e detyrimeve që rrjedhin nga detyrimet kontraktuale. Konsumatorët e internetit që nuk paguajnë për shërbimin e tyre mund të shkyçen nga Interneti. Megjithatë kjo duhet të jetë masa e fundit. Për më tepër, fëmijët mund t'i nënshtrohen ndërprerjes së qasjes në internet në kuadër të ushtrimit të kontrollit prindëror mbi përdorimin e internetit, në varësi të moshës dhe pjekurisë së fëmijës.

34. Përdoruesit e internetit duhet të kenë mjete efektive kundër masave të shkyçjes nga interneti, kur kjo nuk është e vendosur nga një gjykatë. Kjo përfshin informimin e përdoruesve të internetit nga ofruesit e shërbimeve të internetit për arsyet dhe bazën ligjore për masën e shkyçjes dhe procedurat për ta kundërshtuar dhe kërkuar rivendosjen e qasje së plotë në internet. Kërkesa të tilla duhet të trajtohen brenda afateve kohore të arsyeshme. Për më tepër, çdo përdorues i internetit, në ushtrimin e të drejtës së tij për gjykim të drejtë, duhet të jetë në gjendje për të kërkuar një rishikim të masës së shkyçjes nga një autoritet kompetent administrativ dhe/ose gjyqësor. Këto aspekte të procesit të duhur janë të përmbledhura në seksionin e fundit të Udhëzuesit, i titulluar "mjete korrigjuese efektive".

35. Veprimi pozitiv ose masat e marra nga autoritetet shtetërore për t'u siguruar që të gjithë janë të lidhur në internet është një tjetër dimension i çështjes së qasjes në internet. Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës u ka rekomanduar shteteve anëtare që të promovojnë vlerën e shërbimit publik të internetit.17 Kjo është kuptuar si "mbështetja e konsiderueshme e njerëzve në internet, si një mjet esencial për aktivitetet e tyre të përditshme (komunikim, informacion, njohuri, transaksione komerciale) dhe pritshmëria legjitime se shërbimet e Internetit duhet të jenë të arritshme dhe të përballueshme, të sigurta, të besueshme dhe të vazhdueshme." Ky seksion informon përdoruesin se ajo/ai duhet të ketë qasje në internet që është e përballueshme dhe jo-diskriminuese.

36. E drejta për të hyrë në përmbajtjen e internetit është e lidhur me të drejtën për të marrë dhe dhënë informacion në internet, siç referohet në nenin 10 të KEDNJ.18 Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës e ka pohuar se çdo përdorues interneti duhet të kenë qasjen më të madhe të mundshme të bazuar në përmbajtjen në internet, në aplikacionet dhe shërbimet e zgjedhura vetë, qofshin apo jo të ofruara pa pagesë, duke përdorur pajisje të përshtatshme të zgjedhura vetë. Ky është një parim i përgjithshëm që zakonisht konsiderohet si "neutraliteti i rrjetit", i cili duhet të zbatohet pavarësisht nga infrastruktura ose rrjetit që përdoret për lidhjen e internetit.19

37. Autoritetet publike duhet të bëjnë përpjekje të arsyeshme për të lehtësuar qasjen në internet për kategori të veçanta të individëve, si ata që jetojnë në zona të largëta dhe njerëzit me aftësi të kufizuara. Kjo është e bazuar në parimin e shërbimit universal të komunitetit, i cili është paraqitur në Rekomandimin nr. R(99)14 të Komitetit të Ministrave në lidhje me shërbime të reja të komunikimit dhe të informimit.20 Rekomandimi thekson se individët që jetojnë në zonat rurale ose gjeografikisht të largëta ose ata me të ardhura të ulëta ose nevoja të veçanta ose aftësi të kufizuara mund të presin masa specifike nga autoritetet publike në lidhje me qasjen e tyre në Internet.

38. Pritshmëritë e njerëzve me aftësi të kufizuara që të kenë qasje të barabartë dhe jodiskriminuese në internet siç gëzohet nga përdoruesit e tjerë të internetit, rrjedhin nga instrumentet e Këshillit të Evropës që u rekomandojnë shteteve anëtare që të marrin masa për të nxitur sigurimin e mjediseve të përshtatshme për qasje në internet dhe TIK nga ana e përdoruesve me aftësi të kufizuara.21 Shtetet anëtare duhet të promovojnë qasje të përballueshme duke pasur parasysh rëndësinë e projektimit, nevojën për të rritur ndërgjegjësimin në mesin e këtyre personave dhe grupeve, përshtatshmërinë dhe interesin për qasje dhe shërbime të internetit, si dhe përshtatshmërinë dhe pajtueshmërinë e tyre.22

39. Parimi i mos-diskriminimit duhet të zbatohet për ndërveprime të përdoruesit me autoritetet publike, ofruesit e shërbimeve të internetit, ofruesit e qasjes në përmbajtje dhe kompani, përdorues, ose grupe të tjera të përdoruesve. Paragrafi i katërt është një parafrazim i nenit 14 të KEDNJ dhe nenit 1 të Protokollit 12 të KEDNJ, të dy në lidhje me ndalimin e diskriminimit.

Liria e shprehjes dhe informacionit

40. Ky seksion ka të bëjë me të drejtën e lirisë së shprehjes siç parashikohet në Nenin 10 të KEDNJ. Gjykata ka pohuar në jurisprudencën e saj se neni 10 është plotësisht i zbatueshëm në internet.23 E drejta e lirisë së shprehjes përfshin të drejtën për të shprehur lirshëm mendimet, pikëpamjet, idetë dhe për të kërkuar, marrë dhe dhënë informacione pa marrë parasysh kufijtë. Përdoruesit e internetit duhet të jenë të lirë për të shprehur bindjet e tyre politike, si dhe pikëpamjet e tyre fetare dhe jo-fetare. Kjo ka të bëjë me ushtrimin e të drejtës së lirisë së shprehjes së mendimit, ndërgjegjes dhe fesë siç parashikohet në nenin 9 të KEDNJ. Liria e shprehjes është e zbatueshme jo vetëm për "informacione" apo "ide" që priten mirë ose që konsiderohen si të padëmshme apo si çështje indiference, por edhe për ato që fyejnë, tronditin ose shqetësojnë.24

41. Ushtrimi i së drejtës për lirinë e shprehjes nga ana e përdoruesve të internetit duhet të jetë i balancuar me të drejtën për mbrojtjen e reputacionit. Gjykata ka vendosur në një numër të çështjeve që kjo është një e drejtë e cila është e mbrojtur me nenin 8 të KEDNJ lidhur me respektimin e jetës private.25 Gjykata ka vendosur, si një çështje e parimit, se të drejtat e garantuara në nenet 8 dhe 10 meritojnë respekt të barabartë. Ajo konsideron se kur e drejta e lirisë së shprehjes është duke u balancuar me të drejtën për respektimin e jetës private, kriteret përkatëse në ushtrimin balancues duhet të përfshijnë elementet e mëposhtme: kontributin për një debat me interes të përgjithshëm, sa i njohur është personin në fjalë, subjekt i raportit, sjelljen paraprake të personit në fjalë, mënyrën e marrjes së informacioneve dhe vërtetësinë e tyre, përmbajtjen, formën dhe pasojat e publikimit, dhe ashpërsinë e sanksionit të vendosur.26 Prandaj, Udhëzuesi specifikon se përdoruesi i internetit duhet të ketë vëmendjen e duhur ndaj reputacionit të të tjerëve, duke përfshirë edhe të drejtën e tyre për privatësi.

42. Ka shprehje që nuk kualifikohen për mbrojtje në bazë të nenit 10 të KEDNJ, tilla si gjuha e urrejtjes. Gjykata ka vendosur se disa forma të shprehjes të cilat përbëjnë gjuhë të urrejtjes ose të cilat mohojnë vlerat themelore të KEDNJ, përjashtohen nga mbrojtja e dhënë nga neni 10 i Gjykatës.27 Në lidhje me këtë, Gjykata zbaton nenin 17 të KEDNJ. Edhe pse nuk ka asnjë përkufizim universalisht të pranueshëm të gjuhës së urrejtjes, Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës ka deklaruar se termi "gjuha e urrejtjes" do të kuptohet se mbulon të gjitha format e shprehjes të cilat përhapin, nxisin, promovojnë ose justifikojnë urrejtjen racore, ksenofobinë, anti-semitizmin ose forma të tjera të urrejtjes të bazuara mbi intolerancën, duke përfshirë: intolerancën e shprehur nga nacionalizmi dhe etnocentrizmi agresiv, diskriminimin dhe armiqësinë kundër pakicave, emigrantëve dhe njerëzve me origjinë emigrante."28 Paragrafi 2 i seksionit mbi lirinë e shprehjes jep informacion konciz të formuluar në gjuhë të thjeshtë për përdoruesit në lidhje me pikën që gjuha e urrejtjes nuk trajtohet në bazë të nenit 10 të KEDNJ. Ky paragraf nuk ka përpjekje për të shpjeguar në terma ligjore mënyrat e ndryshme në të cilat neni 10 dhe neni 17 i KEDNJ mund të aplikohen për gjuhën e urrejtjes. Duke pasur parasysh natyrën ligjore të këtij dallimi, është konsideruar se informacioni në këtë pikë është më i përshtatshëm për memorandumin shpjegues.

43. Përdoruesit kanë të drejtë për të marrë dhe shpërndarë informacion në internet, në mënyrë të veçantë për të krijuar, ri-përdorur dhe shpërndarë përmbajtje duke përdorur internetin. Gjykata ka shqyrtuar marrëdhëniet mes mbrojtjes së pronës intelektuale dhe lirisë së shprehjes në lidhje me rastet e dënimit penal për shkeljet e të drejtave të autorit. Gjykata i ka konsideruar dënimet e tilla si ndërhyrje në të drejtën për lirinë e shprehjes, të cilat në mënyrë që të jenë të justifikuara duhen përcaktuar me ligj, duhet të kenë qëllimin legjitim të mbrojtjes së të drejtave të të tjerëve, dhe të konsiderohen të nevojshme në një shoqëri demokratike. 29 Shpërndarja ose lejimi i të tjerëve që të shpërndajnë file në internet, madje edhe materiale të mbrojtura nga e drejta e autorit dhe për qëllime fitimprurëse, është e mbuluar nga e drejta për të marrë dhe dhënë informacion, siç parashikohet në nenin 10 të KEDNJ.30 Kjo është një e drejtë e cila nuk është absolute dhe kështu ka nevojë që të peshohet interesi i shkëmbimit të informacionit nga njëra anë, me interesin e mbrojtjes së të drejtave të mbajtësve të të drejtave të autorit. Gjykata ka theksuar se prona intelektuale përfiton nga mbrojtja e ofruar nga neni 1 i Protokollit të KEDNJ. Kështu pra, është një çështje e balancimit të dy interesave konkurruese të cilat janë të dyja të mbrojtura nga KEDNJ.

44. Rekomandimi i Komitetit i Ministrave për shtetet anëtare që të promovojnë vlerën e shërbimit publik të internetit përfshin udhëzime specifike mbi masat dhe strategjitë në lidhje me lirinë e komunikimit dhe të krijimit në internet pa marrë parasysh kufijtë. Në veçanti, duhet të merren masa për të lehtësuar, ku është e përshtatshme, "ri-përdorimin" e përmbajtjes së internetit, që do të thotë përdorimin e burimeve ekzistuese të përmbajtjes digjitale për të krijuar përmbajtje ose shërbime të reja në një mënyrë që është në përputhje me respektimin e të drejtave të pronësisë intelektuale.31

45. Paragrafi 4 jep një pasqyrë të përgjithshme të kërkesave që duhet të plotësojnë kufizimet e së drejtës për lirinë e shprehjes. Shtetet anëtare kanë për detyrë primare, sipas nenit 10 të KEDNJ të mos ndërhyjnë me komunikimin e informacionit ndërmjet individëve, qofshin ata persona juridikë ose fizikë. Gjykata ka pohuar se ushtrimi efektiv i së drejtës për lirinë e shprehjes mund të kërkojë masa pozitive të mbrojtjes, madje edhe në sferën e marrëdhënieve ndërmjet individëve. Përgjegjësia e shtetit mund të angazhohet si rezultat i dështimit për të miratuar legjislacionin e duhur të brendshëm32. Shkelja e KEDNJ mund të vërehet edhe kur interpretimi i një gjykate kombëtare i një akti ligjor, qoftë kontratë private, dokument publik, dispozitë ligjore ose praktikë administrative, duket i paarsyeshëm, arbitrar, diskriminues ose, më gjerësisht, në kundërshtim me parimet bazë të KEDNJ.33

46. Liria e shprehjes nuk është një e drejtë absolute dhe mund t'i nënshtrohet kufizimeve. Ndërhyrjet në lirinë e shprehjes duhet të shihen si çdo formë e kufizimit e ardhur nga çdo autoritet që ushtron pushtet dhe detyra publike ose vepron në shërbimin publik, si gjykatat, prokuroritë, policia, çdo organ i zbatimit të ligjit, shërbimet e inteligjencës, këshillat qendrore ose lokale, departamentet qeveritare, organet vendimmarrëse të ushtrisë, dhe strukturat profesionale publike.

47. Në pajtim me nenin 10, paragrafi 2, të KEDNJ, çdo ndërhyrje duhet të jetë e përcaktuar me ligj. Kjo do të thotë se ligji duhet të jetë i arritshëm, i qartë dhe mjaft preciz për t'u mundësuar individëve të rregullojnë sjelljen e tyre. Ligji duhet të parashikojë masa mbrojtëse të mjaftueshme kundër masave abuzive kufizuese, duke përfshirë kontrollin efektiv nga një gjykatë ose organ tjetër i pavarur gjyqësor.34 Ndërhyrja duhet të ketë një qëllim legjitim në interes të sigurisë kombëtare, integritetit territorial ose sigurisë publike, për parandalimin e trazirave apo krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, për mbrojtjen e dinjitetit ose të drejtave të të tjerëve, për parandalimin e zbulimit të informacionit të marrë në konfidencë, ose për të garantuar autoritetin dhe paanshmërinë e pushtetit gjyqësor. Kjo listë është përfundimtare, por interpretimi dhe qëllimi i saj evoluon me jurisprudencën e Gjykatës. Ndërhyrja duhet gjithashtu të jetë e nevojshme në një shoqëri demokratike, që do të thotë se duhet të provohet se ka një nevojë të ngutshme sociale për të, se ka një qëllim legjitim, dhe se është mjeti më pak kufizues për arritjen e atij qëllimi.35 Këto kërkesa janë përmbledhur në një gjuhë të qartë për përdoruesin, d.m.th. çdo kufizim i kësaj lirie, si për shembull në emër të mbrojtjes së sigurisë kombëtare dhe rendit publik, shëndetit ose moralit publik, nuk duhet të jetë arbitrar, duhet të ketë një qëllim legjitim, dhe të jetë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me ligjin për të drejtat e njeriut.

48. Informata më të hollësishme në lidhje me garancitë që duhet të ofrohen për përdoruesit e internetit kur ka kufizime në të drejtën e lirisë së shprehjes në internet janë të përfshira në paragrafët e mëposhtëm të memorandumit shpjegues. Bllokimi dhe filtrimi janë shembuj të kufizimeve të tilla që mund të përbëjnë shkelje të lirisë së shprehjes. Disa parime të përgjithshme në lidhje me bllokimin dhe filtrimin janë bazuar në jurisprudencën e Gjykatës ose standardet e tjera përkatëse të miratuara nga Komiteti i Ministrave36.

49. Masat e bllokimit ose filtrimit të përgjithshëm mbarëkombëtar mund të merren nga autoritetet shtetërore vetëm nëse filtrimi ka të bëjë me përmbajtje specifike dhe qartësisht të identifikueshme, në bazë të vendimit për paligjshmërinë e saj nga një autoritet kompetent kombëtar i cili mund të shqyrtohet nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme ose organi rregullator në përputhje me kërkesat e nenit 6 të KEDNJ.37 Autoritetet shtetërore duhet të sigurojnë që të gjitha filtrat vlerësohen si para ashtu dhe gjatë zbatimit të tyre për t'u siguruar që efektet e tyre janë në proporcion me qëllimin e kufizimit dhe në këtë mënyrë të nevojshme në një shoqëri demokratike, për të shmangur bllokimin e pajustifikuar të përmbajtjes.38

50. Masat e marra për të bllokuar përmbajtje të veçanta të internetit nuk duhet të përdoren në mënyrë arbitrare si një mjet i bllokimit të përgjithshëm të informacionit në internet. Ato nuk duhet të kenë efekte anësore duke mbyllur hyrjen në sasi të mëdha të informatave, duke kufizuar në mënyrë të konsiderueshme të drejtat e përdoruesve të internetit.39 Masat duhet të jenë të përcaktuara me ligj. Duhet të ketë kontroll të rreptë të qëllimit të bllokimit dhe shqyrtim gjyqësor efektiv për të parandaluar çdo abuzim të pushtetit.40 Shqyrtimi gjyqësor i një mase të tillë duhet të peshojë interesat konkurruese, të arrijë një ekuilibër mes tyre dhe të përcaktojë nëse mund të merrej një masë me ndikim më pak të gjerë për të bllokuar qasjen në përmbajtje të veçantë në internet.41 Kërkesat dhe parimet e përmendura më lart nuk parandalojnë instalimin e filtrave për mbrojtjen e të miturve në vende të caktuara ku të miturit kanë qasje në internet, si shkolla apo biblioteka.42

51. Filtrimi dhe de-indeksimi i përmbajtjes së internetit nga motorët e kërkimit përfshin rrezikun e cenimit të lirisë së shprehjes së përdoruesve të internetit. Motorët e kërkimit kanë lirinë të zhvatin dhe indeksojnë informacion në dispozicion në rrjet. Ata nuk duhet të jenë të detyruar të monitorojnë rrjetet dhe shërbimet e tyre në mënyrë proaktive me qëllim të zbulimit të përmbajtjes ndoshta të paligjshme dhe nuk duhet të kryejnë asnjë aktivitet filtrimi ose bllokimi bazuar në supozime, përveç nëse kërkohet me urdhër të gjykatës ose nga një autoritet kompetent. De-indeksimi ose filtrimi i faqeve të veçanta të internetit me kërkesë të autoriteteve publike duhet të jetë transparent, i përshtatur ngushtë dhe të rishikohet rregullisht për pajtueshmërinë me kërkesat përkatëse procedurale.43

52. Ky seksion identifikon edhe disa nga garancitë që duhet t'u ofrohen përdoruesve të internetit kur zbatohen kufizime, duke u përqendruar sidomos në informacionin për përdoruesit dhe mundësitë për t'i kundërshtuar këto kufizime. Kjo është përmendur në rekomandimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për masat e filtrimit dhe bllokimit. 44 Përdoruesve të internetit duhet t'u jepet informacion për aktivizimin e filtrimit, pse është filtruar një lloj i veçantë i përmbajtjes dhe të kuptojnë si vepron filtrimi dhe sipas cilave kritereve (për shembull listat e zeza, listat e bardha, bllokimi i fjalës kyç, renditja e përmbajtjes, de-indeksimi ose filtrimi i faqeve të internetit të veçanta ose përmbajtjes nga motorët e kërkimit). Përdoruesve duhet t'u jepet informacion konciz dhe udhëzime në lidhje me kapërcimin manual të një filtri aktiv, domethënë kë të kontaktojnë kur duket se përmbajtja është bllokuar në mënyrë të pajustifikueshme dhe mjetet të cilat mund të lejojnë kapërcimin e një filtri për një lloj të veçantë të përmbajtjes apo faqeje interneti. Përdoruesve duhet t'u ofrohen mjete efektive dhe lehtësisht të arritshme të rekursit dhe korrigjimit, duke përfshirë pezullimin e filtrave, në rastet kur përdoruesit pretendojnë se përmbajtja është bllokuar pa justifikim.

53. Është e mundur që kompanitë si rrjetet sociale të heqin përmbajtje të krijuar dhe vënë në dispozicion nga përdoruesit e internetit. Këto kompani munden edhe të çaktivizojnë llogaritë e përdoruesve (p.sh. profilin e një përdoruesi ose praninë në rrjetet sociale) duke i justifikuar veprimet e tyre me mos përputhjen me afatet dhe kushtet e përdorimit të shërbimit të tyre. Veprimet e tilla mund të përbëjnë një ndërhyrje në të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të drejtën për të marrë dhe dhënë informacion, përveç nëse plotësohen kushtet e nenit 10, paragrafi 2, i KEDNJ, siç interpretohet nga Gjykata.45

54. Sipas Parimeve Udhëzuese të Kombeve të Bashkuara për Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut (të cilat nuk janë një instrument detyrues) ndërmarrjet kanë përgjegjësinë e respektimit të të drejtave të njeriut, çka kërkon prej tyre që të shmangin shkaktimin ose shtimin e ndikimeve negative mbi të drejtat e njeriut dhe të sigurojnë bashkëpunim për korrigjimin e ndikimeve të tilla. Në thelb, detyra për të mbrojtur dhe për të siguruar qasje në mjete efektive korrigjuese është përgjegjësi e shteteve. Kësaj i bëhet jehonë në paragrafin 5 të seksionit të lirisë së shprehjes. Përgjegjësia shoqërore e korporatave të ofruesve të shërbimeve në rrjet përfshin angazhimin për luftimin e gjuhës së urrejtës dhe përmbajtjeve të tjera që nxisin dhunë ose diskriminim. Ofruesit e shërbimeve në rrjet duhet të jenë të vëmendshëm në përdorimin e shprehjeve të motivuara nga paragjykime raciste, ksenofobe, anti-semite, misogjene, seksiste (duke përfshirë sa i përket personave lesbike, homseksualë, biseksualë dhe transgjinorë) ose paragjykime të tjera dhe në kundërpërgjigjet redaktoriale.46 Këta ofrues duhet edhe të jenë të gatshëm t'i ndihmojnë përdoruesit e internetit të raportojnë përmbajtje apo shprehje të pikëpamjeve dhe/ose sjelljeve që mund të konsiderohen të paligjshme.47

55. Udhëzuesi paralajmëron përdoruesit e internetit se ofruesit e shërbimeve në rrjet që mbajnë përmbajtje të krijuar nga përdoruesi kanë të drejtë të ushtrojnë nivele të ndryshme të gjykimit redaktorial mbi përmbajtjen në shërbimet e tyre.48 Pa cenuar lirinë e tyre redaktoriale, ata duhet të sigurohen që e drejta e përdoruesve të internetit për të kërkuar, marrë dhe dhënë informacione nuk është shkelur, në përputhje me Nenin 10 të KEDNJ.49 Kjo do të thotë se çdo kufizim mbi përmbajtjen e gjeneruar nga përdoruesi duhet të jetë specifik, i justifikuar për qëllimin e kufizimit, dhe t'i komunikohet përdoruesit të internetit në fjalë.

56. Përdoruesi i internetit duhet të jetë në gjendje të marrë një vendim të informuar nëse do ta përdorë shërbimin në rrjet apo jo. Në praktikë, përdoruesi i internet duhet të jetë plotësisht i informuar për çdo masë të parashikuar për heqjen e përmbajtjes së krijuar prej saj/tij ose për çaktivizimin e llogarisë së saj/tij para se të merren këto masa.50 Përdoruesve të internetit duhet t'u ofrohet informacion i arritshëm (në një gjuhë që e kupton përdoruesi), i qartë dhe i saktë mbi faktet dhe arsyet për marrjen e masave për largimin e përmbajtjes dhe çaktivizim të llogarisë. Kjo përfshin dispozitat ligjore në të cilat ata janë të bazuara dhe elemente të tjera të përdorura për të vlerësuar proporcionalitetin dhe legjitimitetin e qëllimit. Ata duhet edhe të jenë në gjendje të kërkojnë një rishikim të heqjes së përmbajtjes dhe/ose të çaktivizimit të llogarisë, të bërë brenda një kohe të arsyeshme dhe me mundësinë për t'u ankuar kundër vendimit tek organi kompetent administrativ dhe/ose gjyqësor.

57. Nën-paragrafi i gjashtë ka të bëjë me çështjen e anonimitetit. Kjo është e bazuar në jurisprudencën e Gjykatës, Konventën e Budapestit dhe instrumentet e tjera të Komitetit të Ministrave. Gjykata konsideroi çështjen e konfidencialitetit të komunikimeve të internetit në një çështje që përfshinte dështimin e një shteti anëtar të Këshillit të Evropës për të detyruar një ofrues të shërbimit të internetit për të zbuluar identitetin e një personi i cili kishte vendosur një shpallje të pahijshme në lidhje me një të mitur në një faqe takimesh në internet. Gjykata u shpreh se edhe pse liria e shprehjes dhe konfidencialiteti i komunikimeve janë konsideratat kryesore dhe përdoruesit e shërbimeve të telekomunikacionit dhe internetit duhet të kenë garanci se privatësia dhe liria e tyre e shprehjes do të respektohen, garancia e tillë nuk mund të jetë absolute dhe duhet t'u nënshtrohet, me raste, kërkesave të tjera të ligjshme, të tilla si parandalimi i trazirave apo krimit, ose mbrojtja e të drejtave dhe lirive të të tjerëve. Shteti ka detyrimin pozitiv për të siguruar një kornizë që pajton këto interesa konkurruese.51

58. Konventa e Budapestit nuk e penalizon përdorimin e teknologjisë kompjuterike për qëllime të komunikimit anonim. Sipas Raportit Shpjegues të saj, "modifikimi i të dhënave të trafikut me qëllim të lehtësimit të komunikimit anonim (p.sh. aktivitetet e sistemeve anonime të ripostimit) ose modifikimi i të dhënave për qëllime të komunikimeve të sigurta (p.sh. të koduara) duhet në parim të konsiderohet si një mbrojtje e ligjshme e jetës private, dhe për këtë arsye konsiderohet si i ndërmarrë me të drejtë. Megjithatë, Palët [në Konventën e Budapestit] mund të dëshirojnë t'i penalizojnë abuzime të caktuara në lidhje me komunikimet anonime, siç është ndryshimi i informacionit bazë të paketës për të fshehur identitetin e kryerësit në kryerjen e një krimi."52

59. Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës afirmoi parimin e anonimitetit në Deklaratën e tij për lirinë e komunikimit në internet. 53Prandaj, në mënyrë që të sigurohet mbrojtje kundër mbikëqyrjes në internet dhe për të rritur lirinë e shprehjes, shtetet anëtare të Këshillit të Evropës duhet të respektojnë vullnetin e përdoruesve të internetit për të mos zbuluar identitetin e tyre. Megjithatë, respekti për anonimitet nuk i ndalon shtetet anëtare të marrin masa me qëllim që të gjurmojnë ata që janë përgjegjës për vepra penale, në përputhje me ligjin kombëtar, KEDNJ dhe marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare në fushën e drejtësisë dhe policisë.

Tubimi, shoqërimi dhe pjesëmarrja

60. E drejta e lirisë së mbledhjes dhe bashkimit është e sanksionuar në nenin 11 të KEDNJ. Ajo gjithashtu ka të bëjë me parimet e përcaktuara nga Gjykata në lidhje me mbrojtjen e të fjalës politike, në mënyrë të veçantë sepse ka pak vend në bazë të nenit 10, paragrafi 2, të KEDNJ për kufizimet e fjalës politike apo debateve të çështjeve të interesit publik.54

61. Përdoruesi ka të drejtën të tubohet dhe të shoqërohet në paqe me të tjerët duke përdorur internetin. Kjo përfshin formimin, bashkimin, mobilizimin dhe pjesëmarrjen në grupet dhe kuvendet shoqërore, si dhe në sindikata duke përdorur mjete të bazuara në internet. Për shembull, kjo përfshin edhe nënshkrimin e një peticioni për të marrë pjesë në një fushatë apo forma tjera të veprimit qytetar. Përdoruesi duhet të ketë lirinë për të zgjedhur mjetet për ushtrimin e të drejtave, si faqet e internetit, aplikacionet ose shërbime të tjera. Ushtrimi i kësaj të drejte nuk është i kushtëzuar me ndonjë njohje zyrtare të grupeve dhe kuvendeve shoqërore nga autoritetet publike.

62. E drejta për të protestuar zbatohet njëlloj si në rrjet ashtu dhe jashtë rrjeti. Protestat të cilat kanë pasoja për publikun e gjerë, siç janë vështirësimi ose bllokimi i aksesit në godina, janë brenda kufijve të ushtrimit të lirisë së tubimit, në përputhje me nenin 11 të KEDNJ. Megjithatë, kufiri kalohet kur një veprim i tillë shkakton ndërprerjen e shërbimeve në rrjet, siç janë qasja e paautorizuar në një faqe të veçantë apo një hapësirë e kufizuar në internet, ose trajtimi i përmbajtjes digjitale pa autorizim. Në fund të fundit, është e rëndësishme që të informohet përdoruesi se liria dhe pasojat e protestës në rrjet, të cilat sjellin pengesa, nuk mund të pranohen lirisht.

63. Interneti është bërë një mjet për qytetarët që të marrin pjesë në mënyrë aktive në ndërtimin dhe forcimin e shoqërive demokratike. Komiteti i Ministrave ka rekomanduar që shtetet anëtare duhet të zhvillojnë dhe të zbatojnë strategji për e-demokraci, e-pjesëmarrje dhe e-qeverisje duke përdorur teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit (TIK) në proceset demokratike dhe debate, si në marrëdhëniet midis autoriteteve publike e shoqërisë civile ashtu edhe në ofrimin e shërbimeve publike. 55

64. Kjo përfshin lirinë për të marrë pjesë në debatet e politikave publike lokale, kombëtare dhe globale, nismat legjislative si dhe në shqyrtim e proceseve vendimmarrëse, përfshirë të drejtën për të nënshkruar peticione me anë të përdorimit të TIK, aty ku ekziston. Kjo bazohet në rekomandimet e Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare për të inkurajuar përdorimin e TIK nga qytetarët (duke përfshirë forume në rrjet, blogje, chat politik, mesazhe të menjëhershme dhe forma të tjera të komunikimit mes qytetarëve) për t'u angazhuar në diskutimet demokratike, e-aktivizëm dhe e-fushata, për të paraqitur shqetësimet e tyre, ide dhe iniciativa, për të nxitur dialogun dhe reflektimin me përfaqësuesit e qeverisë, dhe për të vëzhguar zyrtarët dhe politikanët në çështjet e interesit publik.

Privatësia dhe mbrojtja e të dhënave

65. E drejta e respektit për jetën private dhe familjare është e sanksionuar në nenin 8 të KEDNJ. Kjo e drejtë është interpretuar më tej me jurisprudencën e Gjykatës dhe është plotësuar dhe përforcuar me Konventën 108 të Këshillit të Evropës.

66. Jeta private është një nocion që vështirë mund të ketë përkufizim shterues. Gjykata ka theksuar se neni 8 përfshin një gamë të gjerë të interesave, d.m.th. jetën private dhe familjare, vendbanimin dhe korrespondencën, përfshirë postën, komunikimet telefonike56 dhe e-mail në vendin e punës. Jeta private ka të bëjë me të drejtën e një personi për imazhin e vet57, për shembull me anë të fotografive dhe video-klipeve. Po ashtu ka të bëjë me identitetin e një personi dhe zhvillimin personal, të drejtën për të krijuar dhe zhvilluar marrëdhënie me qeniet e tjera njerëzore. Mbulohen edhe aktivitetet e natyrës profesionale ose të biznesit.58

67. Shumë aktivitete të përdoruesve do të përfshijnë ndonjë formë të përpunimit automatik të të dhënave personale; shembujt përfshijnë përdorimin e shfletuesit, e-mail, mesazhe të çastit, shërbimet të protokolleve zanore të internetit, rrjetet sociale dhe motorët e kërkimit si dhe të shërbime ta magazinimit në re. Konventa 108 mbulon të gjitha operacionet e kryera në internet, të tilla si mbledhja, ruajtja, ndryshimi, fshirja dhe rikthimi ose shpërndarja e të dhënave personale. 59

68. Ka parime dhe rregulla që duhet të respektohen nga autoritetet publike dhe kompanitë private të cilat janë të angazhuara në përpunimin e të dhënave personale. Është e nevojshme që një përdorues të jetë i vetëdijshëm dhe ta kuptojë cilat të dhëna të tij/saj përpunohen dhe si përpunohen ato, dhe nëse mund të ndërmerren veprime në këtë drejtim, për shembull për të kërkuar korrigjimin ose fshirjen e të dhënave. Sipas Konventës 108, të dhënat personale duhet të merren dhe të përpunohen në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme, dhe të ruhen për qëllime të specifikuara dhe të ligjshme. Të dhënat duhet të jenë të përshtatshme, përkatëse dhe jo të tepërta në lidhje me qëllimet për të cilat ruhen, të sakta dhe, aty ku është e nevojshme, të përditësuara, të ruajtura në një mënyrë që lejon identifikimin e personit të dhënat personale të të cilit janë përpunuar dhe jo më gjatë se është e nevojshme për qëllimin për të cilin këto të dhëna janë ruajtur.60

69. Theksi vihet mbi dy parime të caktuara të përpunimit të të dhënave personale: ligjshmërinë e përpunimit, si dhe miratimin e përdoruesit. Përdoruesi duhet të jetë i informuar se të dhënat mund të përpunohen vetëm kur kjo është e përcaktuar me ligj dhe kur ajo/ai ka dhënë pëlqimin për të, për shembull duke rënë dakord me afatet dhe kushtet e përdorimit të një shërbimi në Internet.

70. Pëlqimi i lirë, specifik, i informuar dhe i qartë i një personi për përpunimin e të dhënave personale në internet është duke u diskutuar për t'u integruar në Konventën 108.61 Pëlqimi i informuar referohet në Rekomandimin CM/Rec(2012)4 të Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut në lidhje me shërbimet e rrjeteve sociale. Në veçanti, rrjetet sociale duhet të sigurojnë pëlqimin e informuar të përdoruesve të tyre para se të dhënat e tyre personale të shpërndahen ose të ndahen me kategori të tjera të njerëzve apo kompanive, ose të përdoren në mënyra të ndryshme nga ato të nevojshme për qëllimet e specifikuara për të cilat janë mbledhur fillimisht. Për të siguruar pëlqimin e përdoruesve, ata duhet të jenë në gjendje të "zgjedhin" një qasje më të gjerë në të dhënat e tyre personale nga palët e treta (p.sh. kur aplikacionet e palës së tretë operojnë në rrjetin social). Po ashtu, përdoruesit duhet edhe të jenë në gjendje të tërheqin pëlqimin e tyre.

71. Është e rëndësishme të theksohet Rekomandimi CM/Rec(2010)13 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtarë mbi mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale në kontekstin e profilizimit. Kjo nënkupton teknikat e përpunimit automatik të të dhënave që konsiton në aplikimin e një profili për një individ në mënyrë që të merren vendime lidhur me të ose për qëllime të analizimit apo parashikimit të preferencave, sjelljeve dhe qëndrimeve të tij ose të saj personale. Për shembull, të dhënat personale të një përdoruesi të internetit mund të mblidhen dhe përpunohen në kontekstin e ndërveprimit të tij/saj me një faqe interneti ose një aplikacion ose në kontekstin e aktivitetit të shfletimit të internetit me kalimin e kohës dhe nëpër faqet e ndryshme të internetit (p.sh. nga mbledhjen e informacionit mbi faqet dhe përmbajtjen e vizituar, numrat e vizitave, çfarë është kërkuar, çfarë është klikuar). 'Cookies' janë një nga mjetet e përdorura për të ndjekur aktivitetet e shfletimit të përdoruesit; kjo bëhet duke ruajtur informacionin në pajisje të përdoruesit dhe duke e mbledhur atë më vonë. Rekomandimi parashikon të drejtën e përdoruesve të internetit për të dhënë pëlqimin për përdorimin e të dhënave personale për qëllime të profilizimit dhe të drejtën për ta tërhequr pëlqimin.62

72. Të drejtat e përdoruesve të internetit për informacion në lidhje me përpunimin e të dhënave të tyre personale janë të referuara në instrumente të ndryshme të Këshillit të Evropës. Konventa 108 parashikon se subjektit të të dhënave duhet t'i mundësohet evidentimi i ekzistencës së përpunimit të të dhënave të tij/saj personale nga çdo person fizik ose juridik, qëllimet kryesore të përpunimit, si dhe i identitetit dhe selisë së përhershëm ose kryesore të biznesit të subjektit të përpunimit, marrja në intervale të arsyeshme, pa vonesa ose shpenzime të tepruara, e konfirmimit nëse të dhënat personale të tij/saj janë ruajtur, si dhe komunikimi i të dhënave të tilla në një formë të kuptueshme. 63

73. Informacioni për përdoruesit referohet në Rekomandimin CM/Rec(2012)4 të Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut në lidhje me shërbimet e rrjeteve sociale. Përdoruesit e internetit në rrjetet sociale duhet të informohen në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme në lidhje me çdo ndryshim të bërë në drejtim të afateve të shërbimit dhe kushtet e përdorimit të ofruesve. Kjo përfshin edhe veprime të tjera, si instalimin e aplikacioneve të palës së tretë që përfshijnë rreziqe për privatësinë e përdoruesit; ligjin që është i zbatueshëm në kryerjen e shërbimeve të rrjeteve sociale dhe përpunimin e lidhur të të dhënave të tyre personale; pasojat e qasjes së hapur (në kohë dhe gjeografikisht) në profilet dhe komunikimet e tyre, në veçanti duke shpjeguar dallimet midis komunikimit publik dhe privat, si dhe pasojat e vënies së informacionit në dispozicion të publikut, duke përfshirë qasje të pakufizuar dhe mbledhje të të dhënave nga palët e treta; dhe - nevojën për të marrë pëlqimin paraprak të njerëzve të tjerë para se ata të publikojnë të dhënat e tyre personale, duke përfshirë përmbajtje audio dhe video, në rastet kur ata kanë zgjeruar qasjen përtej kontakteve të vetë-zgjedhura. Përdoruesve të internetit duhet t'u jepet informacion specifik në lidhje me logjikën që mbështet përpunimin e të dhënave personale dhe që është përdorur për t'u atribuar profile dhe për qëllimet e profilizimit.

74. Përdoruesit e internetit duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë kontroll mbi të dhënat e tyre personale, sipas Konventës 108, përmes të drejtës së korrigjimit ose fshirjes së të dhënave që janë përpunuar në kundërshtim me ligjin dhe të drejtës për mjete korrigjuese nëse një kërkesë për konfirmim ose, siç mund të jetë rasti, komunikimi, korrigjimi ose fshirja, siç përmenden më lart, nuk përmbushen.64

75. Rekomandimi i Komitetit të Ministrave CM/Rec(2012)3 për shtetet anëtare mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut në lidhje me motorët e kërkimit, u referohet një numri masash që ofruesit mund të marrin për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve të tyre. Kjo përfshin mbrojtjen e të dhënave personale nga qasja e paligjshme nga ana e palëve të treta dhe skemat e njoftimit të shkeljes së të dhënave. Masat duhet të përfshijnë kodim "të plotë" të komunikimit mes përdoruesit dhe ofruesit të motorit të kërkimit. Korrelacioni i kryqëzuar i të dhënave që vijnë nga shërbime/platforma të ndryshme që i përkasin një ofruesi motori kërkimi mund të bëhet vetëm nëse përdoruesi ka dhënë pëlqim të qartë për atë shërbim specifik. Përdoruesit duhet të jenë në gjendje për të hyrë, korrigjuar dhe fshirë të dhënat e tyre që janë mbledhur në rrjedhën e përdorimit të shërbimeve të tilla, duke përfshirë çfarëdo profili të krijuar, për shembull për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë.65

76. Edhe rrjetet sociale duhet t'u ndihmojnë përdoruesve në menaxhimin dhe mbrojtjen e të dhënave të tyre, në veçanti me:

    - parametra të parazgjedhur të kujdesshëm për privatësinë, për të kufizuar qasjen në kontaktet e identifikuara dhe të zgjedhura nga ana e përdoruesit. Kjo përfshin ndryshime në parametrat e tyre të privatësisë dhe në zgjedhjen e nivelit të qasjes publike në të dhënat e tyre;

    - mbrojtje të zgjeruar për të dhëna të ndjeshme, të tilla si të dhënat biometrike ose të qasjes me njohje të fytyrës e cila nuk duhet të aktivizohet vetë;

    - sigurinë e të dhënave nga aksesi i paligjshëm në të dhënat personale të përdoruesve, nga palët e treta, duke përfshirë kodim të plotë të komunikimit ndërmjet përdoruesit dhe rrjeteve sociale. Përdoruesit duhet të informohen në lidhje me shkeljet e sigurisë së të dhënave të tyre personale, në mënyrë që të jenë në gjendje të marrin masa parandaluese siç janë ndryshimi i fjalëkalimit dhe vëmendja ndaj transaksioneve financiare (për shembull kur rrjetet sociale janë në zotërojnë detaje të bankës ose të kartës së kreditit);

    - privatësi me dashje, që adreson nevojat e mbrojtjes së të dhënave që në fazën e konceptimit të shërbimeve ose produkteve të tyre, si dhe vlerëson vazhdimisht ndikimin e ndryshimeve në shërbimet ekzistuese mbi privatësinë;

    - mbrojtje për jo-përdoruesit e rrjeteve sociale duke u përmbajtur nga mbledhja dhe përpunimi i të dhënave të tyre personale, për shembull adresat e-mail dhe të dhënat biometrike. Përdoruesve duhet t'u bëhen të qarta detyrimet që kanë ndaj individëve të tjerë dhe veçanërisht që publikimi i të dhënave personale që lidhen me njerëzit e tjerë duhet të respektojë të drejtat e këtyre individëve.66

77. Para së të ndërpritet llogaria e një përdoruesi rrjeti social, ai/ajo duhet të jetë në gjendje që t'i lëvizë të dhënat e tij/saj me lehtësi dhe lirshëm tek një shërbim ose pajisje tjetër, në një format të përdorshëm. Pas përfundimit, të gjitha të dhënat nga dhe rreth përdoruesit duhet të eliminohen përgjithmonë nga mediat e magazinimit të shërbimit të rrjetit social. Përveç kësaj, përdoruesit e internetit duhet të jenë në gjendje të bëjnë zgjedhje të informuara në lidhje me identitetin e tyre në internet, duke përfshirë përdorimin e pseudonimit. Në rast se një shërbim rrjeti social kërkon regjistrimin e identitetit të vërtetë, publikimi i këtij identiteti të vërtetë në internet duhet të jetë opsion i përdoruesit. Kjo nuk i pengon autoritetet ligj-zbatuese nga të pasurit akses në identitetin e vërtetë të përdoruesit kur është e nevojshme dhe sipas masa mbrojtëse juridike të përshtatshme që garantojnë respektimin e të drejtave dhe lirive themelore.

78. Në kontekstin e profilizimit, përdoruesi duhet gjithashtu të jetë në gjendje të kundërshtojë përdorimin e të dhënave të tij/saj personale me qëllim të profilizimit dhe të kundërshtojë një vendim të marrë vetëm për profilizim, i cila ka efekte ligjore mbi të ose e ndikon në mënyrë të ndjeshme, përveç nëse kjo është parashikuar me ligjin që parashtron masat për të mbrojtur interesat legjitime të përdoruesve, veçanërisht duke i lejuar atij/asaj të paraqesë pikëpamjen e tij dhe nëse vendimi është marrë gjatë kryerjes e një kontrate dhe me kusht që të ketë masa për mbrojtjen e interesave legjitime të përdoruesit të internetit. 67

79. Të drejtat e përdoruesit të internetit nuk janë absolute prandaj dhe i referohemi fjalës 'në përgjithësi' në nën-paragrafin e tretë. Përjashtimet janë të lejueshme kur parashikohet me ligj dhe kjo përbën një masë të nevojshme në një shoqëri demokratike, në interes të: (a) mbrojtjes së sigurisë së shtetit, sigurisë publike, interesave monetare të shtetit ose ndalimit të veprave penale; dhe (b) mbrojtjes së subjektit të të dhënave ose të drejtave dhe lirive të të tjerëve. Kufizimet në ushtrimin e të drejtave të parashikuara mund të vendosen me ligj në lidhje me dosjet e automatizuara të të dhënave personale të përdorura për statistika ose me qëllimet kërkimore shkencore kur nuk ka rrezik për një shkelje të privatësisë së subjekteve të të dhënave.68

80. Përgjimi lidhet me dëgjimin, monitorimin ose mbikëqyrjen e përmbajtjes së komunikimit, duke siguruar përmbajtjen e të dhënave përmes aksesit dhe përdorimit të sistemit kompjuterik, ose në mënyrë indirekte përmes përdorimit të përgjimit elektronik ose pajisjeve përgjuese. Përgjimi mund të përfshijë edhe regjistrimin.69 E drejta për respektimin e konfidencialitetit të korrespondencës dhe të komunikimit është e sanksionuar në nenin 8 të KEDNJ, i cili është interpretuar më tej nga Gjykata. Koncepti i korrespondencës mbulon postën dhe telekomunikacionet70 si dhe e-mail të dërguar në një kontekst të punës71. Pritet se interpretimi i këtij koncepti do të zhvillohet për të mbajtur ritmin me zhvillimet e teknologjisë që mund të sjellin forma të tjera të komunikimit në internet, të tilla si mesazhe të postës elektronike (në një kontekst më të gjerë), mesazhe të menjëhershme apo të tjera brenda sferës së mbrojtjes së nenit 8.

81. Disa nga parimet e përgjithshme të afirmuara në jurisprudencën e Gjykatës në lidhje me përgjimin dhe mbikëqyrjen e komunikimeve në çështje jo të internetit dhe çështje që përfshijnë ndërhyrje nga autoritetet shtetërore janë dhënë më poshtë. Këto parime sigurojnë udhëzime të përgjithshme dhe referenca për zbatim të mundshëm të ardhshëm ndaj komunikimit në internet.

82. Përgjimi i korrespondencës dhe telekomunikacionit është ndërhyrje në të drejtën për jetë private dhe në kushtet e nenit 8 paragrafi 2 i KEDNJ. Vetë ekzistenca e legjislacionit që lejon përgjimin e telekomunikimeve mund të konsiderohet si një ndërhyrje në të drejtën për jetë private. Një ligj që vendos një sistem të mbikëqyrjes, sipas të cilit të gjithë personat në vendin në fjalë potencialisht mund t'i kenë postën dhe telekomunikacionet e tyre nën monitorim, ndikon drejtpërdrejt tek të gjithë përdoruesit apo përdoruesit e mundshëm të shërbimeve postare dhe të telekomunikacionit në atë vend. Pra, Gjykata e ka pranuar që një individ mundet, në kushte të caktuara, të pretendojë së është viktimë e një shkeljeje të shkaktuar thjesht nga ekzistenca e masave të fshehta apo të legjislacionit që i lejon ato, pa pasur nevojë të pretendojë se masa të tilla ishin zbatuar ndaj tij/saj.72

83. Përgjimi duhet të kenë një bazë në ligj dhe të jetë i nevojshëm në një shoqëri demokratike dhe në interes të sigurisë kombëtare, sigurisë publike apo mirëqenies ekonomike të vendit, për parandalimin e trazirave apo krimit, për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve, siç është parashikuar në nenin 8 të KEDNJ. Gjykata ka zhvilluar parimet e përgjithshme të mëposhtme me referencë të veçantë për kërkesat që duhet të përmbushë ligji që parashikon masat e fshehta të vëzhgimit të korrespondencës dhe të komunikimit nga autoritetet publike.

    - Parashikueshmëria - ligji duhet të jetë në dispozicion të personit të interesuar që duhet të jetë në gjendje të parashikojë pasojat e ligjit ndaj tij/saj. Gjithashtu, ligji duhet të formulohet me qartësi dhe saktësi të mjaftueshme për t'u dhënë qytetarëve një tregues adekuat të kushteve dhe rrethanave në të cilat autoritetet kanë fuqinë ta përdorin këtë ndërhyrje të fshehtë dhe potencialisht të rrezikshme me të drejtën për respektimin e jetës private dhe të korrespondencës.73

    - Garancitë minimale për ushtrimin e gjykimit nga ana e autoriteteve publike - ligji duhet të ketë rregulla të hollësishme për (i) natyrën e veprave penale të cilat mund të sjellin një urdhër të përgjimit; (Ii) përcaktimin e kategorive të njerëzve komunikimet e të cilëve mund të monitorohen; (Iii) kufirin e kohëzgjatjes së monitorimit të tillë; (Iv) procedurën që duhet ndjekur për shqyrtimin, përdorimin dhe ruajtjen e të dhënave të marra; dhe (v) masat paraprake që duhet të merren kur të dhënat u komunikohen palëve të tjera; dhe rrethanat në të cilat të dhënat e përftuara mund ose duhet të fshihen ose të shkatërrohen.74

    - Mbikëqyrja dhe rishikimi nga autoritetet kompetente - Gjykata kërkon që të ekzistojnë garanci adekuate dhe efektive kundër abuzimit.75

84. Jurisprudenca e Gjykatës për privatësi në vendin e punës ka vërejtur se thirrjet telefonike të bëra nga një i punësuar në ambientet e ndërmarrjes janë të mbuluara nga nocionet e jetës private dhe të korrespondencës. E-mail i dërguar nga puna, si dhe informatat që rrjedhin nga monitorimi i përdorimit personal të internetit duhet të mbrohen sipas nenit 8 të KEDNJ. Në mungesë të një paralajmërim se mund të monitorohen, punonjësi ka një pritje të arsyeshme se privatësia e tij/saj respektohet në lidhje me thirrjet telefonike, e-mail dhe përdorimin e internetit në vendin e punës.76 Përdoruesi mund të ndihmohet nga autoritetet e mbrojtjes së të dhënave, ose autoritetet e tjera kompetente në shtetet anëtare.

85. Autoritetet e mbrojtjes së të dhënave, që ekzistojnë në shumicën dërrmuese të shteteve anëtare, luajnë një rol të rëndësishëm në hetimin, mbarëvajtjen, ngritjen e vetëdijes ose përndryshe korrigjimin e ndërhyrjeve në përpunimin e të dhënave personale. Kjo është pavarësisht rolit primar të shtetit për të siguruar mbrojtjen e të dhënave personale në kuadër më të gjerë të obligimit për të mbrojtur të drejtën e jetës private dhe familjare.

Edukimi dhe njohja e mediave

86. E drejta për edukim është e sanksionuar në nenin 2 të Protokollit 1 të KEDNJ. Rekomandimi CM/Rec(2007)16 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi masat për të promovuar vlerën e shërbimit publik të internetit inkurajon krijimin, përpunimin dhe qasjen në përmbajtje edukative, kulturore dhe shkencore në formë digjitale, në mënyrë që të sigurohet se të gjitha kulturat mund të shprehin veten e tyre dhe të kenë qasje në internet në të gjitha gjuhët, përfshirë ato indigjene.77 Përdoruesit e internetit duhet të jenë në gjendje të hyjnë lirisht në studime dhe vepra kulturore të financuara me fonde publike; 78 Qasja në materialet digjitale të trashëgimisë, të cilat janë në rrafshin publik, duhet gjithashtu të jenë lirisht të hapura brenda kufizimeve të arsyeshme. Kushtet për qasje në njohuri lejohen në raste të veçanta, në mënyrë që të shpërblehen bartësit e të drejtës për punën e tyre, brenda kufijve të përjashtimeve të lejuara për mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

87. Përdoruesit e internetit duhet të kenë aftësinë për të marrë informacion, edukim, njohuri dhe zotësi bazë për të ushtruar të drejtat e tyre të njeriut dhe liritë themelore në internet. Kjo është në përputhje me standardet e Komitetit të të Ministrave të Këshillit të Evropës që promovojnë edukim kompjuterit si një parakusht themelor për qasje në informacion, për ushtrimin e të drejtave kulturore dhe të drejtës për edukim përmes TIK.79

88. Programet dhe iniciativat e njohjes së internetit u mundësojnë përdoruesve të internetit analizimin në mënyrë kritike të saktësisë dhe besueshmërisë së përmbajtjes në internet. Komiteti i Ministrave ka rekomanduar që shtetet anëtare të Këshillit të Evropës duhet të lehtësojnë qasjen në pajisje të TIK dhe të promovojnë edukimin për t'u lejuar të gjithëve, në veçanti fëmijëve, të fitojnë aftësitë e nevojshme për të punuar me një gamë të gjerë të TIK dhe të vlerësojnë në mënyrë kritike cilësinë e informacionit, në atë që mund të jetë i dëmshëm për ta.80

Fëmijët dhe të rinjtë

89. Fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtën të shprehin pikëpamjet e tyre, të marrin pjesë në shoqëri si dhe në vendimet që i ndikojnë me anë të internetit dhe TIK të tjera. Kjo bazohet në standardet e Komitetit të Ministrave, të cilat deklarojnë se të gjithë fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeçare duhet të kenë të drejtën, mjetet, hapësirën, mundësinë dhe, kur është e nevojshme, mbështetjen për të shprehur lirisht pikëpamjet e tyre, për t'u dëgjuar dhe për të kontribuar në vendimmarrjen për çështjet që i prekin, dhe pikëpamjet e tyre vlerësohen përputhje me moshën, pjekurinë dhe të kuptuarit e tyre. E drejta e fëmijës dhe të rinjve për të marrë pjesë zbatohet plotësisht në mjediset e internetit pa asnjë diskriminim mbi çfarëdo baze të tilla si raca, përkatësia etnike, ngjyra, gjinia, gjuha, feja, mendimi politik ose tjetër, origjina kombëtare a shoqërore, pasuria, paaftësia, lindja, orientimi seksual apo statusi tjetër.81

90. Fëmijët dhe të rinjtë duhet të pajisen me informacionin e përshtatshëm për moshën dhe rrethanat e tyre, përfshirë edhe përmes rrjeteve sociale dhe mediave të tjera, mbi mundësitë në dispozicion për të ushtruar të drejtat e tyre. Ata duhet të jenë plotësisht të informuar për qëllimin e pjesëmarrjes së tyre, duke përfshirë kufizimet e përfshirjes së tyre, rezultatet e pritshme dhe aktuale të pjesëmarrjes së tyre dhe si janë konsideruar në fund pikëpamjet e tyre.82 Kur ata konsiderojnë se e drejta e tyre për të marrë pjesë është shkelur, duhet t'u ofrohet mjete korrigjim efektiv, të tilla si mjete miqësore për fëmijët për të bërë ankesat dhe proceset gjyqësore dhe administrative, duke përfshirë asistencë dhe mbështetje në përdorimin e tyre.83

91. Fëmijët dhe përdoruesit e rinj duhet të jenë në gjendje të përdorin internetin në siguri dhe duke pasur parasysh privatësinë e tyre. Ata duhet të marrin trajnim dhe informacione nga mësuesit, edukatorët dhe prindërit. Njohja e tyre e mediave kuptohet si përdorimi kompetent i mjeteve që ofrojnë qasje në informata, zhvillimi i analizës kritike të përmbajtjes dhe përvetësimi i aftësive të komunikimit për të nxitur qytetarinë dhe krijimtarinë, si dhe iniciativat trajnuese për fëmijët dhe edukatorët e tyre, në mënyrë që ta përdorin internetin dhe teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit në një mënyrë pozitive dhe të përgjegjshme.84

92. E drejta e fëmijëve për jetën private ka qenë objekt shqyrtimi në çështjet e sjella para Gjykatës. Mirëqenia fizike dhe morale e fëmijëve janë aspekte thelbësore të së drejtës së tyre për jetë private. Shtetet anëtare kanë obligime pozitive për të siguruar respektimin efektiv të kësaj të drejte.85 Gjykata konsideron se parandalimi efektiv i akteve të rënda ku rrezikohen vlerat themelore dhe aspektet thelbësore të jetës private, kërkon dispozita dhe hetime efikase të ligjit penal.86

93. Është e rëndësishme të kuptohet se përmbajtja që fëmijët dhe të rinjtë krijojnë ose në internet ose gjatë përdorimit të tij, apo përmbajtje të krijuara nga të tjerë në lidhje me to (p.sh. foto, video, tekst ose përmbajtje të tjera) ose gjurmët e kësaj përmbajtjeje (shkrimet, të dhënat dhe përpunimi) mund të jenë të arritshme përherë. Kjo mund të sfidojë dinjitetin, sigurinë dhe privatësinë e tyre ose përndryshe t'i bëjë të prekshëm tani ose në një fazë të mëvonshme të jetës së tyre. Ata vetë, si edhe prindërit, kujdestarët, dhe mësuesit e tyre duhet të fuqizohen për ta kuptuar dhe përballuar këtë realitet, si dhe për të mbrojtur privatësinë e tyre në rrjet. Për këtë qëllim, është e rëndësishme që të ofrohen këshilla praktike mbi mënyrat si fshihet informacioni personal. Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës ka dhënë udhëzime për shtetet anëtare, duke deklaruar se përveçse në kontekstin e zbatimit të ligjit nuk duhet të ketë regjistrim të qëndrueshëm ose të përhershëm të përmbajtjes së krijuar nga fëmijët në internet që sfidon dinjitetin, sigurinë dhe privatësinë e tyre ose përndryshe i bën të prekshme tani ose në një fazë të mëvonshme të jetës së tyre. 87 Prandaj, shtetet anëtare janë ftuar që së bashku, kur është e përshtatshme, me palët tjera të interesit, të shqyrtojnë mundësinë e heqjes ose fshirjes së përmbajtjes të tillë, duke përfshirë edhe gjurmët e saj (shkrimet, shënimet dhe përpunimin), brenda një periudhe të arsyeshme të shkurtër kohe.88 Megjithatë, nën-paragrafi 3 nuk zbatohet për përmbajtje në lidhje me fëmijët apo të rinjtë të krijuara nga shtypi apo botuesit. Fjalia e parë në këtë dispozitë të Udhëzuesit specifikon se adreson situatat që lidhen me përmbajtjen e krijuar nga fëmijët ose të rinjtë ose përdoruesit e tjerë të internetit në lidhje me ta.

94. Për sa i përket përmbajtjes dhe sjelljes së dëmshme në internet, fëmijët kanë nevojë për kujdes të veçantë dhe ndihmë të përshtatshme për moshën dhe rrethanat e tyre, në veçanti në lidhje me rrezikun e dëmit që mund të lindë nga pornografia në rrjet, portretizimi degradues dhe stereotip i grave, portretizimi dhe madhërimi i dhunës dhe dëmtimit të vetvetes, në veçanti vetëvrasjet, shprehjet poshtëruese, diskriminuese ose raciste ose ndjesa për sjellje të tillë, kërkesa për qëllime të abuzimit seksual, rekrutimi i fëmijëve viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, ngacmimi, poshtërimi dhe forma të tjera të ngacmimit, të cilat mund të ndikojnë negativisht në mirëqenien fizike, emocionale dhe psikologjike të fëmijëve.89 Prandaj, fëmijët dhe përdoruesit e rinj të internetit duhet të jenë të informuar, në një mënyrë të përshtatur për moshën e tyre dhe çdo rrethanë tjetër të veçantë, në lidhje me llojet e përmbajtjes dhe sjelljes që janë të paligjshme.

95. Fëmijët dhe të rinjtë duhet gjithashtu të jenë në gjendje ta raportojnë përmbajtjen dhe sjelljen që përbën rrezik dëmtimi, dhe të marrin këshilla dhe mbështetje, duke pasur parasysh konfidencialitetin dhe anonimatin e tyre. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kontekstin e rrjeteve sociale. Komiteti i Ministrave u ka rekomanduar shteteve anëtare të ndërmarrin veprime në këtë drejtim,90 në veçanti për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga përmbajtjet e dëmshme:

    - duke siguruar informacion të qartë në lidhje me llojet e përmbajtjes apo ndarjen e përmbajtjes apo sjelljes që mund të jenë në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi;

    - duke zhvilluar politika redaktoriale që përkufizojnë përmbajtje apo sjellje përkatëse si "të papërshtatshme" me afatet dhe kushtet e përdorimit të shërbimit të rrjetit social, duke u siguruar se kjo përqasje nuk do të kufizojë të drejtën e lirisë së shprehjes dhe informimit;

    - duke ngritur mekanizma lehtësisht të arritshme për raportimin e përmbajtjes apo sjelljes në dukje të paligjshme të postuar në rrjetet sociale;

    - duke siguruar përgjigje me kujdesin e duhur për ankesat të ngacmimit poshtërues dhe seksual kibernetik. 91

96. Fëmijët dhe përdoruesit e rinj duhet të jenë të informuar për rreziqet e ndërhyrjes me mirëqenien e tyre fizike dhe morale, duke përfshirë shfrytëzimin seksual dhe abuzimin në mjedise në rrjet të cilat kërkojnë mbrojtje të veçantë. Kjo është përmendur në Konventën Lanzarote të Këshillit të Evropës, dhe në jurisprudencën përkatëse të Gjykatës që njeh se shtetet kanë detyrime pozitive për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve në rrjet.92

97. Sipas Konventës Lanzarote, fëmijët duhet të mbrohen nga të qenit të rekrutuar, të shkaktuara apo detyruar që të marrin pjesë në shfaqje pornografike që bëhen të qasshme ose në dispozicion në internet (për shembull përmes webcams, në chat dhoma ose lojëra online).93 Gjithashtu, ata duhet të mbrohen nga kërkesat përmes përdorimit të internetit apo të TIK të tjera me qëllim që të angazhohen në aktivitete seksuale me fëmijën i cili, në përputhje me dispozitat përkatëse të ligjit kombëtar, nuk e ka arritur moshën ligjore për aktivitete seksuale, dhe për qëllimin e prodhimit të pornografisë së fëmijëve.94

98. Fëmijët duhet të inkurajohen që të marrin pjesë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave shtetërore, programeve ose iniciativave të tjera në lidhje me luftën kundër shfrytëzimit seksual dhe abuzimit seksual të fëmijëve në mjedise të internetit.95 Ata duhet të pajisen me mjete miqësore për fëmijët dhe të arritshme të raportimit të abuzimit dhe shfrytëzimit të pretenduar seksual në internet dhe të munden t'i bëjnë ankesat përmes shërbimeve të informacionit të tilla si linjat e ndihmës telefonike dhe në internet. Ata duhet të pajisen me këshilla dhe mbështetje në përdorimin e këtyre shërbimeve duke marrë parasysh konfidencialitetin dhe anonimatin e tyre.96

Mjetet korrigjuese efektive

99. E drejta për mjete korrigjuese efektive është e sanksionuar në nenin 13 të KEDNJ. Të gjithë ata të drejtat dhe liritë e të cilëve janë kufizuar ose shkelur në internet kanë të drejtën për mjete korrigjuese efektive.

100. Neni 13 i KEDNJ garanton disponueshmërinë, në nivel kombëtar, të një mjeti korrigjues për të zbatuar thelbin e të drejtave dhe lirive të KEDNJ në çfarëdo forme që mund të sigurohen në rendin e brendshëm ligjor. Kërkohet sigurimi i një mjeti të brendshëm korrigjimi për t'u marrë me thelbin e ankesës sipas KEDNJ dhe për dhënien e ndihmës adekuate.97 Shtetet kanë detyrimin pozitiv për të kryer një hetim të akuzave për shkeljen e të drejtave të njeriut që është i zellshëm, i plotë dhe i efektshëm. Procedurat e ndjekura duhet t'i mundësojnë organit kompetent që të vendosë për themelin e ankesës së shkeljes së Konventës dhe të sanksionojë çdo shkelje të vërejtur, por edhe të garantojë ekzekutimit të vendimeve të marra.98

101. Duhet të ketë një autoritet kombëtar të ngarkuar me marrjen e vendimeve për akuzat për shkelje të të drejtave të garantuara në KEDNJ.99 Duhet të ketë një rrugë specifike juridike në dispozicion përmes së cilës një individ mund të ankohet për kohëzgjatjen e paarsyeshme të procedurës për përcaktimin e të drejtave të tij/saj.100 Autoriteti nuk duhet domosdoshmërisht të jetë një autoritet gjyqësor në qoftë se paraqet garanci të pavarësisë dhe paanësisë. Megjithatë, kompetencat e tij dhe garancitë procedurale të ofruar duhet të lejojnë përcaktimin nëse korrigjimi i veçantë është efektiv.101

102. Procedura e ndjekur nga autoriteti kompetent kombëtar duhet të lejojë hetimin efektiv të një shkeljeje. Ajo duhet t'i lejojë autoritetit kompetent të vendosë për themelin e ankesës së shkeljes së të drejtave të KEDNJ, 102 për të dënuar ndonjë shkelje dhe për të garantuar viktimën se vendimi i marrë do të ekzekutohet.103 Mjeti korrigjues duhet të jetë efektiv në praktikë dhe në ligj dhe jo i kushtëzuar me sigurinë e një rezultati të favorshëm për ankuesin.104 Edhe pse asnjë korrigjues i vetëm nuk mund t'i përmbushë tërësisht kërkesat e nenit 13, këtë mund ta bëjë agregati i mjeteve juridike të parashikuara në ligj. 105

103. Korrigjimet efektive duhet të jenë në dispozicion, të njohura, të arritshme, të përballueshme dhe të afta për të siguruar zgjidhje të përshtatshme. Mjetet korrigjuese efektive mund të merren edhe drejtpërdrejt nga ofruesit e shërbimeve të internetit (edhe pse ata nuk mund të gëzojnë pavarësi të mjaftueshme për të qenë në përputhje me nenin 13 të KEDNJ), autoritetet publike dhe/ose institucione të tjera kombëtare për të drejtat e njeriut. Mundësitë për korrigjim përfshijnë hetimin, shpjegimin nga ana e ofruesit të shërbimit ose ofruesin në rrjet, mundësinë e përgjigjes ndaj një deklarate që konsiderohet për shembull shpifëse apo fyese, rivendosjen e përmbajtjes së krijuar nga përdoruesi që është hequr nga një ofrues i shërbimit në rrjet, dhe rikyçjen në internet kur përdoruesi i internetit është shkyçur dhe kompensimet e lidhura.

104. Shtetet, si pjesë e detyrimeve të tyre pozitive për të mbrojtur individët kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut nga kompanitë private, duhet të marrin masat e duhura për t'u siguruar që kur ndodhin shkelje të tilla, personat e prekur të kenë qasje në mekanizmat gjyqësore dhe jo-gjyqësore.106 Parimet udhëzuese të Kombeve të Bashkuara mbi Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut specifikojë se kompanitë duhet të krijojnë mekanizma të ankesave të cilat janë të arritshme, të parashikueshme (duke siguruar procedurë të qartë dhe të njohur me tregues të kornizës kohore për secilën fazë të procesit, qartësi mbi llojet e procesit dhe rezultatet në dispozicion dhe mjetet për monitorimin e zbatimit të tyre) të barabarta (qasje në burimet e informacionit, këshilla dhe ekspertizë), transparente dhe të afta për të ofruar mjetet korrigjuese të cilat janë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, drejtpërdrejt për individët. 107

105. Përdoruesve të internetit duhet t'u ofruar informacion i qartë dhe transparent në lidhje me mjetet e korrigjimit në dispozicion. Ky informacion mund të përfshihet në kushtet e përdorimit dhe/ose shërbimit apo në udhëzimet dhe politikat e shërbimit të ofruesit të internetit. Përdoruesit e internetit duhet të pajisen me mjete praktike dhe të arritshme për të kontaktuar ofruesit e shërbimit të internetit për të raportuar shqetësimet e tyre. Ata duhet të jenë në gjendje të kërkojnë informacion dhe të kërkojë korrigjim. Disa shembuj të mjeteve korrigjuese të cilat mund të jenë në dispozicion për përdoruesit e internetit janë linjat e ndihmës apo linjat telefonike të ofruesve të shërbimeve të internetit apo shoqatave për mbrojtjen e konsumatorëve, të cilave mund t'u drejtohen përdoruesit i internetit në rast të shkeljes së të drejtave të tyre ose të të drejtave njerëzore të të tjerëve. Duhet të jepen Udhëzime nga autoritetet publike dhe/ose institucione të tjera kombëtare për të drejtat e njeriut (avokati i popullit), autoritetet e mbrojtjes së të dhënave, rregullatorët për komunikimet elektronike, zyrat këshilluese të qytetarëve, shoqatat e të drejtave të njeriut apo të drejtave digjitale apo organizatat e konsumatorëve.

106. Përdoruesit e internetit duhet të mbrohen nga krimi kibernetik. Shtetet që janë palë nënshkruese të Konventës së Budapestit kanë ndërmarrë obligimet për të mbrojtur qytetarët nga aktivitetet kriminale dhe shkeljet në internet. Përdoruesit e internetit kanë një pritshmëri të arsyeshme të jenë të mbrojtur nga aktiviteti kriminal apo veprat penale të kryera në internet ose duke e përdorur atë.

107. Fokusi është në veprat penale kundër konfidencialitetit dhe integritetit të të dhënave kompjuterike dhe sistemeve dhe shkeljet e lidhura me kompjuter. Shkeljet e lidhura me përmbajtjen (pornografi fëmijësh, shkelje e së drejtës së autorit) nuk mbulohen këtu, pasi këto janë konsideruar të trajtuara në pjesët e Udhëzuesit që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijës. Mbrojtja e mbajtësve të drejtë është konsideruar se implikon interesat e këtij grupi të caktuar, dhe jo ato të përdoruesve të internetit. Gjithashtu, përgjimet dhe mbikëqyrja e komunikimit janë trajtuar në pjesën mbi privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave.

108. Përdoruesit e internetit kanë një interes të ligjshëm për të menaxhuar, vepruar dhe kontrolluar sistemet e tyre kompjuterike në mënyrë të pashqetësuar dhe të papenguar. Ata duhet të jenë të mbrojtur nga aksesi i paligjshëm në tërësi ose në pjesë të sistemeve kompjuterike të përdorura nga ana e tyre, duke përfshirë hardware, komponentët, të dhënat e ruajtura në sistemin e instaluar, direktoritë, të dhëna të trafikut dhe të lidhura me përmbajtjen.

Kjo gjithashtu përfshin mbrojtjen nga ndërhyrja e paautorizuar në sistemet kompjuterike dhe të dhënat (hakim, krakim apo forma të tjera të shkeljeve kompjuterike), të cilat mund të shkaktojnë pengesa për përdoruesit e sistemeve dhe të dhëna të internetit të tilla si qasja në të dhënat konfidenciale (fjalëkalime, informacion dhe sekrete etj.).108

109. Përdoruesit e internetit duhet të jenë të mbrojtur nga ndërhyrjet e të dhënave kompjuterike, të tilla si kode të dëmshme (për shembull viruse dhe kuajt e Trojës).109 Gjithashtu, ata duhet të jenë të mbrojtur nga ndërhyrjet me funksionimin e kompjuterit ose të sistemeve të telekomunikacionit duke futur, transmetuar, dëmtuar fshirë, ndryshuar apo shtypur të dhënave kompjuterike110 si për shembull programet që gjenerojnë 'sulme të mohimit të shërbimit, kodet me qëllim të keq të tilla si viruse që parandalojnë ose ngadalësojnë punën e sistemit, ose programe që i dërgojnë sasi të mëdha të postës elektronike një marrësi në mënyrë që të bllokojnë funksionet e komunikimit të sistemit (spamming). Këto mund të jenë shkelje administrative ose penale në varësi të legjislacionit të brendshëm.

110. Përdoruesit e internetit duhet të mbrohen nga falsifikimit kompjuterik që përfshin krijimin e paautorizuar ose ndryshimin e të dhënave në mënyrë që të marrin një vlerë tjetër dëshmuese në rrjedhën e transaksioneve ligjore, të cilat mbështeten në vërtetësinë e informatave të përmbajtura në të dhënat.111

111. Përdoruesit e internetit kanë një interes të ligjshëm në mbrojtjen e aseteve të përfaqësuar ose të administruara në sistemet kompjuterike (fondet elektronike, para në depozitë). Ata duhet të mbrohen nga mashtrimet me manipulim kompjuterik, të cilat prodhojnë një humbje të drejtpërdrejtë ekonomike ose zotëruese të pronës së një përdoruesi të internetit (paratë, prona të prekshme dhe të paprekshme me një vlerë ekonomike) siç është mashtrimi me kartë krediti.112

112. Çdo masë e sigurisë që ka si qëllim sigurimin e mbrojtjes së përdoruesve të internetit nga krimi kibernetik duhet të jetë në përputhje të plotë me standardet e KEDNJ, në veçanti të drejtën për jetë private dhe familjare dhe të drejtën e lirisë së shprehjes.113

113. Përdoruesit e internetit kanë të drejtën e procesit të drejtë gjyqësor, siç parashikohet në Nenin 6 të KEDNJ. Kjo lidhet me përcaktimin e të drejtave dhe obligimeve civile ose kallëzimeve penale në lidhje me aktivitetet e përdoruesve të internetit. Në veçanti, kjo ka të bëjë me parimet kyç të theksuara nga Gjykata, përkatësisht të drejtën për një proces të drejtë dhe publik brenda një kohe të arsyeshme nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme; të drejtën për të filluar proceset para gjykatave, deri tek përcaktimi përfundimtar i mosmarrëveshjes, gjykimi i arsyetuar dhe ekzekutimi i gjykimit; të drejtën për procese kundërshtuese dhe barazinë e mjeteve dhe të tjerat.

114. Gjykata, edhe pse në çështje që nuk lidhen me internetin, ka vendosur parime të përgjithshme në lidhje me cilësinë e administrimit të drejtësisë (pavarësinë, paanshmërinë, kompetencën e gjykatës), mbrojtjen e të drejtës së palëve (dëgjim të drejtë, barazi të armëve dhe dëgjim publik), si dhe në lidhje me efikasitetin e administrimit të drejtësisë (koha e arsyeshme).

115. Përdorues i internetit ka të drejtën të paraqesë një kërkesë individuale në Gjykatë pas shfrytëzimit të të gjitha mjeteve të brendshme juridike që janë në dispozicion dhe efektive, brenda gjashtë muajve114 nga data në të cilën është marrë një vendim përfundimtar.

1 Ky udhëzues është pjesë e një rekomandimi të miratuar nga Komiteti i Ministrave të 47 shteteve anëtare të Këshillit të Evropës. Në memorandumin shpjegues të rekomandimit gjendet informacion më i hollësishëm shpjegues i udhëzuesit.

2 Ky dokument është klasifikuar i kufizuar deri në shqyrtimin nga Komiteti i Ministrave.

3 Për një pasqyrë të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me internetin, ju lutem vizitoni listën e fakteve mbi teknologjitë e reja, tetor 2013.

4 Shih Yildirim k. Turqisë, nr. 3111/10 § 54.

5 Shih CM(2012)91.

6 Shih Özgür Gündem k. Turqisë, nr. 23144/93, §§ 42-46.

7 K.U. k. MB, nr. 2872/02.

8 Pay k. MB, nr. 32792/05.

9 Féret k. Belgjikës nr. 15615/07.

10 Lόpez Ostra k. Spnjës, nr. 16798/90, § 44-58; Taşkin dhe të tjerë k. Turqisë; Fadeyeva k. Federatës Ruse. Në Khurshid Mustafa dhe Tarzibachi k. Suedisë nr. 23883/06 Gjykata konstatoi se interpretimi i një gjykate vendase i një akti privat (kontratë) angazhon përgjegjësinë e shtetit të paditur, duke e zgjeruar fushën e veprimit të nenit 10 mbrojtjen ndaj kufizimeve të vendosura nga personat privatë.

11 Rekomandimi CM/Rec(2007)16 i Komitetit të Ministrave për Shtetet anëtare mbi masat për të promovuar vlerën e shërbimit publik të internetit.

12 Shih Deklaratën e Komitetit të Ministrave mbi Parimet e Qeverisjes së Internetit, Parimi 1 "Të Drejtat e Njeriut, Demokracia dhe Shteti i së Drejtës"

13 Parimet Udhëzuese për Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut: Zbatimi i Kornizës së Kombeve të Bashkuara "Mbrojtja, Respektimi dhe Korrigjimi" (A/HRC/17/31) e miratuar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut me Rezolutën mbi të drejtat e njeriut dhe korporatat transnacionale dhe ndërmarrjet e tjera të biznesit A/HRC/RES/17/4. Në veçanti, parimet udhëzuese kërkojnë nga shtetet që të zbatojnë ligjet që kanë për qëllim, ose që kanë si efekt, kërkesat mbi ndërmarrjet e biznesit për të respektuar të drejtat e njeriut, dhe që të vlerësojnë periodikisht përshtatshmërinë e ligjeve të tilla dhe të adresojnë çdo zbrazëti; të sigurohen që ligjet dhe politikat që qeverisin krijimin dhe funksionimin e vazhdueshëm të ndërmarrjeve të biznesit, të tilla si ligji i korporatave, nuk e kufizojnë, por i mundësojnë biznesit respektimin e të drejtave të njeriut; të ofrojnë udhëzime efektive në ndërmarrjet e biznesit se si të respektojë të drejtat e njeriut në të gjitha operacionet e tyre; t'i inkurajojnë, dhe kur është e përshtatshme t'u kërkojnë ndërmarrjeve të biznesit që të komunikojnë mbi mënyrat si i adresojnë ndikimet e tyre mbi të drejtat e njeriut.

14 Raportuesi Special i Kombeve të Bashkuara mbi promovimin dhe mbrojtjen e të drejtës për lirinë e mendimit dhe të shprehjes, Frank La Rue ka theksuar se "Interneti është bërë një mjet i domosdoshëm për realizimin e një sërë të drejtash të njeriut, luftën kundër pabarazisë, dhe përshpejtimin e zhvillimit dhe progresit njerëzor, dhe sigurimi i qasjes universale në internet duhet të jetë prioritet për të gjitha shtetet. Çdo shtet duhet kështu të zhvillojë një politikë konkrete dhe efektive, në konsultim me individë nga të gjitha shtresat e shoqërisë, duke përfshirë sektorin privat dhe ministritë përkatëse të Qeverisë, për ta bërë internetin gjerësisht të disponueshëm, të arritshme dhe të përballueshëm për të gjitha segmentet e popullsisë." “Duke vepruar si katalizator për individët që të ushtrojnë të drejtën e tyre për lirinë e mendimit dhe të shprehjes, interneti gjithashtu mundëson realizimin e një sërë të drejtash të tjera të njeriut”
http://www2.ohchr.org/english/bodies/hrcouncil/docs/17session/a.hrc.17.27_en.pdf

15 Shih shënimin 2 më sipër, § 50. Shih gjithashtu Autronic AG k. Zvicër (nr. 12726/87). Në Khurshid Mustafa dhe Tarzibachi k. Suedisë nr. 23883/06 Gjykata konstatoi se interpretimi i një gjykate vendase i një akti privat (kontratë) angazhon përgjegjësinë e shtetit të paditur, duke e zgjeruar fushën e veprimit të nenit 10 mbrojtjen ndaj kufizimeve të vendosura nga personat privatë.

16 Shih shënimin 2 më sipër, § 53.

17 Shih shënimin 9 më sipër, CM/Rec(2007)16, seksioni II.

18 Shih shënimin 2 më sipër, § 50.

19 Deklarata e Komitetit të Ministrave mbi Neutralitetin e Rrjetit , e miratuar nga Komiteti i Ministrave më 29 shtator 2010. Shih gjithashtu, Direktiva 2002/21/EC e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit të datës 7 mars 2002 mbi një kuadër të përbashkët rregullator për rrjetet dhe shërbimet e komunikimeve elektronike, neni 8(4) g.

20 Shih shënimin 9 më sipër, CM/Rec(2007)16, shtojca seksioni II; Rekomandimi nr. R(99)14 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi shërbimin universal të komunitetit në lidhje me shërbimet e reja të komunikimit dhe informacionit, parimi 1.

21 Ibid.

22 Shih shënimin 9 më sipër, CM/Rec(2007)16, Shtojca, seksioni II.

23 Shih shënimin 2 më sipër, § 50.

24 Handyside k. Mbretërisë së Bashkuar, gjykim i 7 dhjetor 1976, Seria A nr. 24, para. 49.

25 Chauvy dhe të tjerë, nr. 64915/01 § 70; Pfeifer k. Austrisë, nr. 12556/03, § 35; dhe Polanco Torres dhe Movilla Polanco k. Spanjës, nr. 34147/06, § 40.

26 Delfi As k. Estonisë, nr. 64569/09, § 78-81 (kjo çështje i është referuar Dhomës së Madhe të Gjykatës); Axel Springer AG k. Gjermanisë nr. 39954/08 § 89-95, dhe Von Hannover k. Gjermanisë (nr. 2), nr. 40660/08 dhe 60641/08 §§ 108-113.

27 Féret k. Belgjikës nr. 15615/07; Garaudy k. Francës nr. 65831/01, 2003/06/24, vendim i pranueshmërisë; Leroy k. Francës nr. 36109/03; Jersid k. Danimarkës nr. 15890/89; Vejdeland dhe të tjerët k. Suedisë nr. 1813-1807.

28 Rekomandimi Nr. R (97) 20 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi "Gjuhën e urrejtjes".

29 Neij dhe Sunde Kolmisoppi k. Suedisë nr. 40397/12. Shih gjithashtu Ashby Donald dhe të tjerë k. Francës, nr, 36769/08 §34.

30 Ibid.

31 Shih shënimin 9 më sipër, CM/Rec(2007)16, Shtojca, seksioni III, kryeradha 2.

32 VgT Verein gegen Tierfabriken kundër Zvicrës, nr. 24699/94, § 45.

33 Shih Khurshid Mustafa dhe Tarzibachi k. Suedisë nr. 23883/06 § 33; Plaand Puncernau k. Andorrës, nr. 69498/01, § 59, ECHR 2004-VIII.

34 Shih shënimin 2 më sipër, § 64.

35 Ibid. § 66-70.

36 Rekomandimi CM/Rec(2008)6 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi masat për të promovuar respektin për lirinë e shprehjes dhe informimit në lidhje me filtrat e internetit, shih Shtojcën, Pjesa III, ii. Shih gjithashtu, shënimin 1 më sipër.

37 Ibid. CM/Rec(2008)6, shih Shtojcën, pjesa III, iv.

38 Ibid.

39 Shih shënimin 2 më sipër, § 52; 66- 68 dhe Deklaratën e Komitetit të Ministrave për Lirinë e Komunikimit në Internet

40 Ibid. shënimi 2 më sipër, § 64. Association Ekin k. Francës, nr. 39288/98

41 Ibid. shënimi 2 më sipër, § 64-66.

42 Shih Deklaratën mbi Lirinë e Komunikimit në Internet, parimi 3.

43 Shih Rekomandimin CM/Rec(2012)3 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut në lidhje me motorët e kërkimit, Shtojca, Pjesa III.

44 Shih shënimin 34 më lart, CM/Rec(2008)6, shih Shtojcën, pjesa I; Ibid, CM/Rec(2012)3, Shtojca, pjesa III.

45 Rekomandimi CM/Rec (2011)7 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi një nocion të ri të medias, §. 7, Shtojca, § 15; 44-47; 68 -69 ; Rekomandimi CM/Rec(2012)4 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi mbrojtjen e të drejtave të njeriut në lidhje me shërbimet e rrjeteve sociale, § 3.

46 Ibid., CM/Rec (2011)7, § 91.

47 Ibid., CM/Rec(2012)4, II/10.

48 Ibid., CM/Rec (2011)7, § 18; 30-31.

49 Ibid., CM/Rec (2011)7, § 7, kryeradha 2.

50 Shih çaktivizimin e llogarisë dhe heqjen e përmbajtjes: Parimet dhe Praktikat Udhëzuese për Kompanitë dhe Përdoruesit, nga Erica Newland, Caroline Nolan, Cynthia Wong, dhe Jillian Jork, në dispozicion në: http://cyber.law.harvard.edu/sites/cyber.law.harvard.edu/files/Final_Report_on_Account_Deactivation_and_Content_Removal.pdf

51 K.U. k. Finlandës, nr. 2872/02 § 49.

52 Konventa e Budapestit mbi Krimin Kibernetik, Neni 2, Raporti shpjegues, §. 62.

53 Shih Deklaratën mbi Lirinë e Komunikimit në Internet, parimi 7.

54 Wingrove k. Mbretëria e Bashkuar, 25 nëntor 1996, § 58, Raportet 1996 V.

55 Shih shënimin 9 më sipër, CM/Rec(2007)16, Shtojca, pjesa I.

56 Klass dhe të tjerët k. Gjermanisë, nr. 5029/71, §41.

57 Von Hannover k. Gjermanisë (nr. 2), nr. 40660/08 dhe 60641/08 §§ 108-113.Sciacca k. Italisë, nr. 50774/99, § 29.

58 Rotaru k. Rumanisë (nr. 28341/95); P.G. dhe J.H. k MB (nr. 44787/98); Peck k. MB (nr. 44647/98); Perry k. MB (nr.63737/00); Amann k. Zvicrës (nr. 27798/95).

59 Shih Konventën 108, Neni 2.

60 Konventa për Mbrojtjen e Individëve në lidhje me Përpunimin Automatik të të Dhënave Personale (ETS nr.108).

61 Komiteti Konsultativ i Konventës për Mbrojtjen e Individëve në lidhje me Përpunimin Automatik të të Dhënave Personale (ETS nr.108) ka bërë një numër propozimesh për ta modernizuar këtë konventë (T-PD(2012)4Rev3_en). Një nga propozimet fokusohet në pëlqimin e personit të dhëna personale të të cilit përpunohen si parakusht për përpunim të tillë "Çdo Palë do të sigurojë që përpunimi i të dhënave të mund të kryhet në bazë të pëlqimit të lirë, specifik, të informuar dhe të qartë të subjektit të të dhënave ose të disa bazave legjitime të përcaktuara me ligj."

62 Rekomandimi CM/Rec(2010)13 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtarë mbi mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale në kontekstin e profilizimit, seksioni 5.

63 Konventa 108, Neni 8.

64 Shih shënimin 60 më sipër, neni 8.

65 Shih CM/Rec(2012)3, në veçanti Shtojca, pjesa II.

66 Ibid.

67 Rekomandimi CM/Rec(2010)13 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtarë mbi mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale në kontekstin e profilizimit, seksioni 5.

68 Konventa 108, Neni 9.

69 Shih Raportin Shpjegues të Konventës së Budapestit, para. 53.

70 Association for European Integration and Human Rights dhe Ekmidzhiev k. Bullgarisë nr. 62540/00 § 58; Klass dhe të tjerë k. Gjermanisë nr. 5029/71, Malone k. MB, nr 8691/79 dhe Weber dhe Saravia k. Gjermanisë, nr. 54934/00.

71 Shih Copland k. Mbretërisë së Bashkuar, nr. 62617/00.

72 Klass dhe të tjerët, nr. 5029/71 §§ 30-38; Malone k. MB nr. 8691/79§ 64; and Weber dhe Saravia k. Gjermanisë nr. 54934/00, §§ 78 dhe 79, Association for European Integration and Human Rights dhe Ekmidzhiev k. Bullgarisë nr. 62540/00 § 58, § 69-70.

73 Malone k. Mbretëria e Bashkuar, nr. 8691/79 § 67; Valenzuela Contreras k. Spanjës, gjykim i 30 korrikut 1998, Raportet 1998-V, f. 1925, § 46 (iii); dhe Khan k. Mbretëria e Bashkuar,, nr.35394/97, § 26, Association for European Integration and Human Rights dhe Ekmidzhiev k. Bullgarisë, nr. 62540/00, §71.

74 Shih Kruslin k. Francës, nr. 11801/85 § 33; Huvig k. Francës, nr. 11105/84 § 32; Amann k. Zvicrës, nr. 27798/95 § 56; Weber dhe Saravia k. Gjermanisë, nr. 54934/00§ 93; Association for European Integration and Human Rights dhe Ekmidzhiev k. Bullgarisë, nr. 62540/00 § 76.

75 Ibid., nr. 62540/00) § 77.

76 Copland k. MB, nr. 62617/00, §41, 42.

77 Shih edhe shënimin 8 më lart, CM/Rec(2007)16 seksioni IV.

78 Ibid.

79 Deklarata e Komitetit të Ministrave mbi të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit në Shoqërinë e Informacionit, CM(2005)56 finale 13 maj 2005.

80 Ibid.

81 Rekomandimi CM/Rec(2012)2 o i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi pjesëmarrjen e fëmijëve dhe të rinjve nën 18 vjeç.

82 Ibid.

83 Shih Rekomandimin CM Rec(2011)12 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi të drejtat e fëmijëve dhe shërbimet sociale miqësore për fëmijët dhe familjet, Udhëzimet e Këshillit të Evropës mbi Drejtësinë mike të fëmijëve.

84 Rekomandimi Rec(2006)12 i Komitetit të Ministrave për fuqizimin e fëmijëve në mjedisin e ri të informacionit dhe komunikimit.

85 K.U. k. Finlandës - 2872/02 § 40, 41.

86 X dhe Y kundër Holandës, §§ 23-24 dhe 27.; August k. Mbretëria e Bashkuar nr. 36505/02; dhe MC k. Bullgarisë, nr. 39272/98, § 150. K.U. k. Finlandës, nr. 2872/02 § 46.

87 Deklarata e Komitetit të Ministrave për mbrojtjen e dinjitetit, sigurisë dhe privatësisë së fëmijëve në internet.

88 Ibid.

89 Rekomandimi CM/Rec(2009)5 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi masat për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtje dhe sjellje të dëmshme dhe për të promovuar pjesëmarrjen e tyre aktive në mjedisin e ri të informacionit dhe komunikimit.

90 Shih CM/Rec(2012)4 , Shtojca, II, §10.

91 Ibid.

92 K.U. k. Finlandës nr. 2872/02.

93 Konventa e Këshillit të Evropës mbi Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi dhe Abuzimi Seksual CETS Nr.: 201, Neni. 2; Neni. 21, shih gjithashtu Raportin Shpjegues mbi këto nene.

94 Ibid. Neni 23

95 Ibid. Neni 9/1

96 Ibid. Neni 13 Shih edhe Rekomandimin CM Rec(2011)12 i Komitetit të Ministrave për shtetet anëtare mbi të drejtat e fëmijëve dhe shërbimet sociale miqësore për fëmijët dhe familjet, Udhëzimet e Këshillit të Evropës mbi Drejtësinë mike të fëmijëve.

97 Kaya k. Turqisë, nr. 22729/93, §106.

98 Smith dhe Grady k. UK, nr. 33985/96 33986/96.

99 Silver dhe të tjerë k. MB, nr. 5947/72; 6205/73; 7052/75; 7061/75; 7107/75; 7113/75; 7136/75 §113; Kaya k. Turqisë, nr. 22729/93, §106.

100 Kudla k. Polonisë, nr. 30210/96, §157.

101 Silver dhe të tjerë k. MB, nr. 5947/72; 6205/73; 7052/75; 7061/75; 7107/75; 7113/75; 7136/75 §113; Kaya k. Turqisë, nr. 22729/93, §106.

102 Smith dhe Grady k. MB, nr. 33985/96 33986/96, § 138.

103 Iatridis k. Greqisë, nr. 31107/96, § 60.

104 Kudla k. Polonisë, nr. 30210/96, §158.

105 Silver dhe të tjerë k. MB, nr.5947/72; 6205/73; 7052/75; 7061/75; 7107/75; 7113/75; 7136/75 §113; Kudla k. Polonisë, nr. 30210/96 §157.

106 Çështja e përgjegjësisë korporative sociale dhe detyrimeve pozitive të shteteve për të mbrojtur të drejtat e njeriut janë shpjeguar në paragrafët 19 dhe 28 të Memorandumit Shpjegues.

107 Shih Parimet Udhëzuese për Biznesin dhe të Drejtat e Njeriut: Zbatimi i Kornizës së Kombeve të Bashkuara "Mbrojtja, Respektimi dhe Korrigjimi" (A/HRC/17/31) e miratuar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut me Rezolutën mbi të drejtat e njeriut dhe korporatat transnacionale dhe ndërmarrjet e tjera të biznesit A/HRC/RES/17/4, kapitulli III, parimet 28-31.

108 Konventa e Budapestit mbi Krimin Kibernetik, Neni 2, Raporti Shpjegues, §. 44-50.

109 Ibid. Neni 4, Raporti Shpjegues §, 60-61.

110 Ibid. Neni 5, Raporti Shpjegues §, 65-69.

111 Ibid. Neni 7, Raporti Shpjegues § 81.

112 Ibid. Neni 8, Raporti Shpjegues § 86-88.

113 Ibid. Neni 15

114 Ky afat do të jetë katër muaj pasi Protokolli nr. 15 i KEDNJ të ketë hyrë në fuqi.



 Top