Komunikime shtypi - 774(2007)

Misioni i Këshillit të Evropes për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë V
150 Vëzhgues afatshkurtër pritet të arrijnë në Kosovë

Prishtinë, 12 nëntor 2007

Të dërguar nga 34 shtete Evropiane 150 Vëzhgues Afatshkurër (VASH) pritet të arrijnë sot në Kosovë. Pas një trajnimi dy ditor në Prishtinë ata do të sistemohen, në grupe nga dy, nëpër Kosovë dhe kudo është e nevojshme që të vëzhgohen zgjedhjet e ardhshme të 17 nëntorit.
Kudo që ishtë e mundur, në sëcilin grup të VASH-vë, u tënta të balancohet gjinia (90 meshkuj dhe 60 femra)si dhe kombësia dhe përvoja. Si shtesë VASHT-ve që janë dërguar nga Ministritë e Punëve të Jashtme përkatëse, grupi do të përfshijë 18 anëtar nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Regjionale të Evropes (Këshilli i Evropes), katër anëtar nga Komiteti i Regjioneve (Bashkimi Evropian) dhe shtatë nga Parlamenti Evropian.
Në ditët para zgjedhjeve VASHT-të do të bëjnë vizita njohëse ne vendvotime të cilat do ti vëzhgojnë. Diten e zgjedhjeve ata do të duhet ti plotësojnë formularet e vëzhgimit të cilit mbulojnë indikatorët kryesorë siç janë hapja dhe mbyllja e vendvotimeve si dhe procedurat e përgjithshme të votimit dhe numrimit të votave. Këto informata do të përmblidhen dhe procesohen nëpërmjet internetit nga një grup ekspertësh statistike.
Diten e zgjedhjeve secili grup vezhguesish mesatarisht do të vizitojë tetë vendvotime. Me fjalë tjera 75 grupet vëzhguese duhet të arrijnë të vëzhgojnë një të katërten e numrit total të vendvotimeve (2350). “Por, shumë më e rëndësishme është cilësia e vëzgimit sesa numri i vendvotimeve të vëzhguara”, këmbëngul Gjovani Di Stazi, Udhëheqësi i Misionit të Këshillit të Evropes për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë.
Shifrat e përmbledhura do të jenë shtylla e deklarates preliminare e cila është paraparë që ti paraqitet mediave diten e neserme pas zgjedhjeve. Kjo deklaratë do të vleresoj nëse procesi zgjedhor ishte në përputhje me standardet ndërkombëtare.


Për informata më të hollësishme:
http://www.coe.int/t/dc/files/events/2007_kosovo
Misioni i Këshillit të Evropes për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë
Fransoa Sharlje (François Charlier), zëdhënës
Mobil: +377 (0)44 946 662 apo +381 (0)63 126 36 27
Tel: +381 (0)38 504 604 lokal: 8833
e-mail: francois.charlier@coe.int
Kampi Charlie – Zona Industriale – Prishtine 10000 Kosovë/UNMIK

Divizioni i shtypit i Keshillit te Europes
Tel: +33 (0)3 88 41 25 60
Fax:+33 (0)3 88 41 39 11
pressunit@coe.int

www.coe.int/press

 

 



 Top