Komunikim shtypi - 762(2007)

Këshilli I Evropës Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë (KEMVZV)

Sprinti I fundit para zgjedhjeve

Prishtinë, 7 Nëntor 2007

Në vizitën e fundit që e bëri në Shtabin e Këshillit të Evropës në Strasburg, Udhëheqësi I Misionit, Giovani Di Stasi, I informoj ambasadorët e 47 Shteteve anëtare, për gjendjen e pregaditjes së Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë (KEMVZV).

“Komuniteti Evropian dhe Ndërkombëtarë janë duke e përcjellur situatën në Kosovë. Në vecanti, ambasadorët në Strasburg kanë treguar interesim te madhë për këto zgjedhje. Ata janë të bindur që misioni I vëzhgimit ështe në rrugën e drejtë”, spjegon Giovani Di Stasi.

Njëzet e nënte përfaqësues të zgjedhur lokal, regjional dhe të nivelit Evropian do të jenë pjesë e Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë te udhëhequr nga Këshilli I Evropës. Përbërja është siq vijon: 18 anëtarë nga Kongresi I Autoriteteve Lokale dhe Regjionale në Europë (Këshilli I Evropës), katër nga Komiteti I Regjioneve (Bashkimi Evropian) dhe shtatë nga Parlamenti Evropian.
“Në misione të tilla siq ështe misioni ynë, ështe me rëndësi të kemi përfaqësues të zgjedhur në mesin e vëzhguesve. Prezenca dhe numri kaq I madhë I personaliteteve të dalluara tregon qartë rëndësin që institucionet Evropiane I japin procesit demokratik në Kosovë”, thekson Giovani Di Stasi.

Deri më tani, pregaditjet shkojnë mirë dhe misioni I vëzhgimit është plotësisht opracional dhe I gatshëm të mirëpres 150 VAT që do të mbrinë me 12 Nëntorë. Duke pasur parasysh që në të kaluarën, misione të ngjajshme janë organizuar në një periudhë kohore katër mujorëshe, ky mision ështe në garë me kohën, një garë te cilën ne jemi duke e fituar”, e përfundon Udhëheqësi I Misionit.

Për informata më të hollësishme
http://www.coe.int/t/dc/files/events/2007_kosovo
François Charlier, zëdhënës
Mobile: + 377 (0)44 946 662 or + 381 63 126 36 27
Tel: +381 (0) 38 504 604 ext: 8833
francois.charlier@coe.int
Camp Charlie - Industrial zone - Pristina 10000 Kosovo/UNMIK

Divizioni i shtypit i Keshillit te Europes
Tel: +33 (0)3 88 41 25 60
Fax:+33 (0)3 88 41 39 11
pressunit@coe.int

www.coe.int/press



 Top