Komunikim shtypi - 664(2007)

Zgjedhjet e 17 Nëntorit: Vëzhguesit afatgjatë të Këshillit të Evropes arrijnë në Kosovë

Prishtinë, 09 tetor 2007 – Me 8 Tetor katërmbëdhjetë Vëzhgues Afatgjatë të Zgjedhjeve (VAGJ), nga dhjetë shtete Evropiane(1), arriten në Kosovë. Pas një trajnimi dy ditor në Prishtinë (9-10 Tetor) ata do të sistemohen, ne grupe nga dy, në gjashtë zona nëpër Kosovë, ndërsa një grup do të dërgohet në Beograd. Për të pesten herë radhazi, Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Baskuara në Kosovë ka ftuar Këshillin e Evropes që ti prijë vëzhgimit ndërkombëtar të procesit zgjedhor në Kosovë.
Pavarësisht faktit që këta katërmbëdhjetë vëzhgues kanë mbledhur, së bashku, më shumë se njëqind misione vëzhgimi (ca nga ta ishin më heret në Kosovë), ata prapëseprapë do ta kenë një trajnim për specifikat e zgjedhjeve të ardhshme, të cilat për herë të parë do të jenë kombinim i zgjedhjeve për kuvend, komunë dhe për kryetar komunash. Në fund të trajnimit ata do të kenë një vizion gjithpërfhirës të kaluares së regjionit, të zgjedhjeve të kaluara në Kosovë, të gjendjes së tanishme politike si dhe çështjeve teknike siç janë procedurat zgjedhore. “Qëllimi ynë është ti dërgojmë vëzhguesit më të mirë, të paisur plotësisht që ta kryejne detyren e tyre themelore të vëzhgimit të procesit zgjedhor me standardet më të larta profesionale”; këmbëngul Gjovani Di Stazi, Udhëheqësi i Misionit të Këshillit të Evropes për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë.
Roli i tyre është të shqyrtojnë me kujdes tërë procesin zgjedhor me qëllim të vlerësimit nëse procesi është në përputhshmëri të plotë me standardet ndërkombëtare si dhe që kushtet për zgjedhje transparente dhe besueshme demokratike janë plotësuar.
Sistematizimi do të filloj të enjten, me 11 tetor në keto shtatë zona: Gjilan, Mitrovicë në veri dhe jug, Pejë, Prishtinë, Prizren dhe Beograd. “Duhet ta kemi parasysh që në zgjedhjet e 2004-es vendimi për hapjen e vendvotimeve jashtë Kosovës është marrë një javë para ditës së zgjedhjeve”, shpjegon Gjovani Di Stazi. “Në mënyrë që të jemi të suksesshem duhet ti mbulojmë të gjitha mundësitë. Plani i programit tanë nuk është i gdhendur në gurë, do ti adaptohet konkluzioneve të eksperteve tanë sipas faktoreve të rinj, nëse ka. Në përgjithësi, vëzhguesit janë sistemuar ku është më e rëndësishme për misionin tanë.”
Mediat janë të ftuara që të marrin pjesë në programin e trajnimit të vëzhguesve (mundesia vetëm për fotografime) të marten, me 9 tetor. Gjovani Di Stazi do ti përgjigjet pyetjeve të gazëtarëve. Mediat të cilat janë të interesuara të marrin pjesë së pari duhet të akreditohen duke kontaktuar zëdhënësin e Këshillit të Evropes (detajet e poshtëshenuara) dhe të paraqiten në hyrjen e Kampit Charlie në Prishtinë në ora 09:30 paradite.

Për informata më të hollësishme dhe akreditim:
http://www.coe.int/t/dc/files/events/2007_kosovo
Misioni i Këshillit të Evropes për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Kosovë
Fransoa Sharlje (François Charlier), zëdhënës
Mobil: +377 (0)44 946 662 apo +381 (0)63 126 36 27
Tel: +381 (0)38 504 604 lokal: 8833
e-mail: francois.charlier@coe.int
Kampi Charlie – Zona Industriale – Prishtine 10000 Kosovë/UNMIK
(1) Austria, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Irlanda, Moldavia, Holanda, Suedia, Mbretëria e Bashkuar

Divizioni i shtypit i Keshillit te Europes
Tel: +33 (0)3 88 41 25 60
Fax:+33 (0)3 88 41 39 11

pressunit@coe.int

www.coe.int/press



 Top